Sërish dasëm në PS, martohet Artan Gaçi dhe Olta Xhaçka, ja ftesa

Sërish dasëm në Partinë Socialiste. Deputetja e PS-së e zgjedhur në qarkun e Korçës Olta Xhaçka dhe deputeti socialist i zgjedhur në qarkun e Tiranës, Artan Gaçi shumë shpejt kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë.Ora News siguron një prej ftesave të cilat janë shpërndarë dje nga çifti edhe në seancën plenare në Kuvendin e Shqipërisë."Artan Gaçi dhe Olta Xhaçka kanë kënaqësinë t'ju ftojnë në ceremoninë e kurorëzimit të lidhjes së tyre në martesë" shkruhet në ftesën që çifti u ka shpërndarë miqve me të cilët do të ndajë momentet e kësaj dite të bukur.Ceremonia e kurorëzimit do të zhvillohet pasditen e të shtunës së 4 tetorit në një restorant në Petrelë të Tiranës.ilir-beqja (Në foto ministri Ilir Beqaj duke hapur ftesën e tij)