Gjendje e jashtëzakonshme në tre qytete në Egjipt, opozita refuzon bisedimet
Grupi kryesor opozitar i Egjipit, ka refuzuar thirrjen e Presidentit Muhamed Morsi për një dialog kombëtar lidhur me gjykimet me vdekje.Mohamed ElBaradei nga Fronti Opozitar për Shpëtim Kombëtar e ka quajtur thirrjen e presidentit me “përmbajtje boshe”.Koalicioni tha se do të marrë pjesë në bisedime vetëm nëse Morsi pranon përgjegjësinë për gjakderdhjen e krijuar ditëve të fundit.Të dielën, Morsi shpalli gjendje të jashtëzakonshme gjashtëmujore për tre qytetet në kanalin e Suez-it – në Port Said, Suez, dhe Ismailia – si dhe në krahinat përreth tyre, pas trazirave të shkaktuara gjatë fundjavës të cilat lanë më shumë se 50 të vdekur.Dhuna shpërtheu pasi një gjykatë miratoji dënime me vdekje për tifozët e futbollit lidhur me përfshirjen e tyre në trazirat vdekjeprurëse në Port Said vitin e kaluar.