VIDEO/ E pabesueshme! Çiklisti rus shpëton mrekullisht përplasjes fatale
Rusi - Një video e pabesueshme tregon momentin e një çiklisti në Rusi, i cili shpëton mrekullisht, pasi gjendet në mes të një aksidenti, pas përplasjes së një kamioni dhe një makinë.Videoja e publikuar në internet, tregon çiklistin e cili kalon në vijat e bardha ( zebra) qetësisht, por për një moment i shpeton vdekjes nga “duart”, ku shfaqet në video në mes të një aksidenti.Të dy automjetet, makina e kuqe dhe kamioni, përplasen në mënyrë dramatike, - aksident i shkaktuar nga makina e kuqe, e cila bën një parakalim të gabuar, - duke bërë pjesë në aksidentin mes tyre edhe çiklistin, i cili përplaset nga të dy automjetet.Makina e kuqe përplas biçikletën, më pas përplaset me kamionin duke devijuar rrugën. Ndërsa kamioni pas përplasjes me makinën e kuqe, anon nga e majta në të djathtë, duke e kaluar çiklistin poshtë gomave, por që për fat të mirë shpeton pa lëndime.Në mënyrë të pabesueshme, çiklisti duket në pamjet filmike pa dëmtime, ku mbetet i shtangur për një moment, më pas ngrihet në këmbë për të kërkuar ndihmë për personat e tjerë që ndosheshin në kamion dhe në makinë.m.p/Oranews.tv