Siguria e Papës, Saimir Tahiri "Tonight Ilva Tare": Kishim informacione, por rrezik real s'kishte

Tiranë – Ministri i Punëve Brendshëm Saimir Tahiri deklaroi mbrëmjen e 23 shtatorit në “Tonight Ilva Tare” në RTV Ora News se kishte pasur një numër informacionesh por rrezik real për jetën e Papa Franceskut nuk kishte."Ka pasur një fluks informacionesh për persona që potencialisht mund të ktheheshin në rrezik. Policia ka marrë masat." tha Tahiri duke vënë theksin në luftën kundër terrorizmit.(Per arsye lehtesie intervisten e kemi ndare me nentituj, dhe poshte nentitullit eshte pyetja e Ilva Tares ne lidhje me ceshtjen dhe pergjigja e ministrit.)Ja  çfarë tha Tahiri: -Thuajse e pamundur zbardhja vrasjes e gjyqtarit Konomi, e deputetit Xhindi- Vrasja e Santos, hetimet vazhdojnë por çështja është tepër e vështirë.- Terrorizmi? Kemi një situatë të veçantë meriton vëmendje të veçantë- Nuk ka rrezik real per sulme, por IS është shqetësim në rritje-Kapacitetet për t'u përballur me terrozimin janë të kufizuara- Plagosja e 17 vjeçares ne shkolle Tahiri: Dështoi zinxhiri parandalues- Agron Kuliçaj bënte gangsterin e biznes privat në polici- Vrasja e Santos: Çështje tepër e vështirë- 21 Janari, Tahiri:  Kuliçaj e Burgaj pengua drejtësinë- Nderhyrja në Lazarat, loja e futbollit pjese e planit operacional- S'pata nderhyrje brenda grupit PS per operacionin ne Dukagjin- Dhuna në stadium, Policia ishte e papërgatitur- Pa mandatin e deputetit ndihem shume mire- Une kandidat per kryetar bashkie? Me mjafton puna e ministritMarredheniet me Presidentin korrekteIntervista e plote  Tahiri: Në takim me Llalën nuk diskutojmë emra konkretë Ilva Tare:Do ta nisja me pamjet që ka vënë Prokuroria, në dispozicion të medias dhe publikut, të dhunës së ushtruar ndaj deputetit të PD-së Gent Strazimiri në 10 korrik në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë. Ju sot jeni takuar gjatë ditës me Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla?Saimir Tahiri: Ishte një takim pune dhe unë do të doja ta zhvishja nga mistika gazetareske që zakonisht vishet në këto takime. Janë takime të shpeshta mes meje dhe prokurorit të përgjithshëm, por edhe drejtues të tjerë të institucioneve, për të vënë përpara axhendën e punës së përbashkët lidhur me luftën kundër krimit. Rrallë ndodh që në këto takime të bisedojmë për çështje specifike, emra specifikë apo procedime penale specifike, sepse është e tillë puna që nuk na lidh me këto gjëra.Ilva Tare: Dhe nuk keni diskutuar sot për çështjen e deputetëve që u ngrit akuza?Saimir Tahiri: Unë nuk besoj që ju do mirëprisnit që unë të kisha diskutuar me Prokurorin e Përgjithshëm për këtë çështje.Ilva Tare:Policia ekzekuton urdhrat e policisë...Saimir Tahiri: Por jo ministri, ndaj them që unë besoj se ju nuk do të donit që të takohesha unë me Prokurorin e Përgjithshëm për të vendosur apo për të marrë shqyrtimin nëse duhen proceduar X zyrtarë apo deputetë.Ilva Tare: Besoj se dijeni keni kur merren operacione të tilla?Saimir Tahiri: Makineria duhet të funksionojë, sistemi duhet të funksionojë, prandaj në opinionin tim të tilla takime nuk duhen mbivlerësuar të paktën mbi ngjarjet e ditës.Arrestimi i Fullanit, e mesova kur kerkesa u paraqit ne polici Ilva Tare: Dakord. Më lejoni të mbetemi në një takim që e ka bërë publik kryeministri, ose një informacion që ju e keni informuar për arrestimin e Fullanit. Kur e keni marrë vesh që ai do të arrestohej?Saimir Tahiri: Unë e kam marrë vesh kur u paraqit në Policinë e Shtetit.Ilva Tare: Dhe është procedurë normale që të njoftohet Kryeministri?Saimir Tahiri: Po patjetër, bëhej fjalë për Guvernatorin e Republikës së Shqipërisë, është e detyrueshme që ekzekutimi i një vendimi të tillë, me kërkesë të prokurorisë dhe vendim gjykate nga Policia e Shtetit, ka pasoja dhe në jetën publike dhe institucionale të vendit dhe është minimum që të tilla vendime që kanë efekte të rëndësishme të komunikohen dhe të bashkërendohen edhe me Ministrinë e Brendshme edhe me Kryeministrin edhe me kreun e Parlamentit edhe me Presidentin.Videoja e arrestimit te Fullanit, amatoreIlva Tare: Pra nuk ishte rastësi një video që ka regjistruar momentin e arrestimit të zotit Fullani?Saimir Tahiri: Në ç'kuptim?Ilva Tare: Që është filmuar momenti, pasi e kanë ditur shumë pak, forcat e policisë që po e ekzekutonin atë urdhër arresti dhe ju pak zyrtarë të shtetit.Saimir Tahiri: Edhe unë e kam parë, është një video amatore.Edhe unë nuk e di, por duhet të pyesni atë që ka pasur celularin në dorë.Vizita e Atit të Shenjtë dhe takimi me teIlva Tare: Të kthehemi pak të takimi me Atin e Shenjtë, Papa Françeskun, sepse ju buzëqeshët kur ne aluduam se suksesi, apo lufta që ka bërë policia për narkotrafikun në Shqipëri, ndoshta ju ka siguruar dhe atë takim. Në fakt çfarë biseduat në atë takim?Saimir Tahiri: Ishte një ditë historike për vendin dhe qytetarët dhe në këtë kuadër unë jam krenar që ndonëse stresi ishte më i shtuar sesa i njerëzve për shkak të përgjegjësisë që kishim për sigurinë, përsëri unë mendoj që dhamë një shembull sesi harmonia dhe paqja në këtë vend vlen më shumë sesa çdo hije gri që ka mbetur mbi Republikën e Shqipërisë apo qytetarëve të vendit. U përpoqëm shumë, policia, garda për garantimin që gjithçka të shkonte mirë dhe të mos kishte probleme, në mënyrë që në këtë pasqyrë unike drejt botës mos kishim asnjë element që mund të cënonte sadopak atë ditë dhe unë besoj se ja arritëm. Prandaj do doja të falenderoja qytetarët që na ndihmuan që të bënim detyrën për të garantuar këtë eveniment historic për vendin.Unë u prita nga Papa në një takim që unë pata mundësi ti tregoja për atë që ne kemi bërë me luftën kundër lëndëve narkotike, madje dy tre fjalimet e fundit kane qenë të dedikuara për këtë çështja. Ndaj ishte rastësi që edhe ne ti tregonim punën që kemi bërë dhe ndihem me fat që morëm shtysën nxitjen e Atit të Shenjtë për të vazhduar me tej luftën që kemi nisur kundër drogës, që siç e tha në takim për të shpëtuar fëmijët e botës nga droga.Kercenimi i jetes se Papa Franceskut?  Kishim informacione, por rrezik real s'kishteIlva Tare: Është e vërtetë që informacionet që kanë qenë në media, që ka pasur një alarm që kërcënohej jeta e Papa Franceskut në Tiranë?Saimir Tahiri: Në kuadrin e mbledhjes së informacionit është detyra jonë të vlerësojmë cdo burim informative tonin, të shërbimit dhe të agjencive partnere pavarësisht periferisë. Për ne vlen edhe sikur të jetë 100% i vërtetë dhe i tillë duhet konsideruar për të marrë masat.Ilva Tare: Pra kishte një informacion të tillë, nga disa shërbime apo…?Saimir Tahiri: Nuk e thashë këtë, unë thashë që është detyrë e policisë që të marrë cdo informacion nga cdo shërbim.Ilva Tare: A ka pasur informacion që paralajmëronte për një kërcënim të tillë?Saimir Tahiri: Ka pasur një fluks informacionesh për persona që potencialisht mund të ktheheshin në rrezik. Policia ka marrë masat. Jo vetëm siguria e ngushtë e Atit të Shenjtë që ishte e garantuar, madje 5 oficerë të Gardës ishin personalisht të angazhuar me ruajtjen fizike të Atit të Shenjtë, por edhe masat e sigurisë në të gjithë vendin ishin të angazhuara. Dua të them që ky është operacioni më i mad hi policisë për të garantuar rendin dhe qetësinë në një ditë të tillë.Terrorizmi? Tahiri: Kemi një situatë të veçantë që meriton vëmendje të veçantëIlva Tare: Vizita ka kaluar, a mund ta themi sot se ka pasur një rrezik real?Saimir Tahiri: Në të vërtetë ka një përpjekje tonën dhe të agjencive partnere për të intesifikuar luftën kundër terrorizmit. Ju e dini që edhe në Shqipëri edhe në rajon, situata nuk është rozë, madje do shtoja që cështjet që kanë të bëjnë me terrorizmin, kemi një situatë të veçantë që meriton një vëmendje të veçantë. Kjo është parë edhe në operacionet e Policisë së Shtetit në arrestimet e janarit të disa imamëve dhe përfaqësues të besimeve fetare dhe shkëmbimi i informacioneve që kemi për luftëtarët që luftojnë një luftë që nuk është e vendit tonë, përfshirë këtu edhe masat që kemi ndërmarrë për ndryshimin e kodit e penal për ta konsideruar këtë si vepër terroriste, përfshirë dhe masat që kemi marrë për tju përgjigjur sfidës tonë, rajonale dhe globale. Ky është kuadri që shpesh abuzojnë edhe me vizitën e Papës. Kishte një numër inforacionesh që na bënin të  konsolidonim mirë masat. Por rrezik real për jetën e Papës nuk kishte.Ilva Tare:  Ju i keni mbajtur nën vrojtim, kanë qenë 300 të tillë?Saimir Tahiri:Unë nuk mund të flas me numër. Kemi mbajtur nën mbikqyrje disa persona, kemi ndaluar hyrjen në Shqipëri të disa të tjerëve. Këto masa kanë filluar disa muaj më parë.Tahiri: Nuk ka rrezik real per sulme, por IS është shqetësim në rritjeIlva Tare:  Ministri Tahiri! A ka një rrezik real të luftëtarëve të mundshëm të Shtetit Islamik, që mund të kenë të afërm apo qoftë dhe pjesëtarë të familjes në këtë luftë, për sulme të mundshme në vendin tonë?Saimir Tahiri: Nuk ka një rrezik real nga pikëpamja e veprimeve të dhunshme me të tillë rezultat. Por që sigurisht është një shqetësim në rritje.Ilva Tare:  Për shkak të përmasave apo të agresivitetit të personave?Saimir Tahiri: Unë do të doja të isha i kujdesshëm, sepse është një çështje që edhe për nga natyra, edhe për nga sensiviteti, por edhe për nga dimensioni kriminal,është një çështje që nuk mund të ndahet lehtësisht me publikun por, që ka vend për të bërë më shumë , të gjithë bashkë, kjo është e sigurtë. Nuk është vetëm çështje policore, lufta kundër terrorizmit. Është çështje që ka të bëjë me edukimin, si dhe pjesa tjetër e kriminalitetit, patjetër, por në këtë rast, çështjet që kanë të bëjnë me terrorizmin, veçanërisht terrorizmin e dhunshëm, detyrimisht duhet të përfshijnë një sërë institucionesh dhe mekanizmash preventivë sanksionues për të pasur rezultat real. Kam përshtypjen që në mungesë të të një sistemi vlerash të konsoliduar, në mungesë të një sistemi parandalues, shoqëror apo komunitar, në mungesë të një sistemi të konsoliduar arsimor, jo të rralla kanë qënë rastet kur ndër të rinj është kthyer në tendencë përkatësia në frymën e aktiviteteve në dukje fetare, por që nuk janë të tilla, por janë terroriste. Ndaj është shumë e nevojshme që të jemi të gjithë të vëmendshëm për të parandaluar, por edhe për të mos lejuar që shoqëria të dëmtohet thellë nga këto çështje. Kam kërkuar vazhdimisht ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë. Shumë shpejt në Policinë e Shtetit do të bëhet efektive një strukturë e shtuar vetëm për veprat që kanë të bëjnë me terrorizmin, pikërisht për këtë shkak, për t’iu përgjigjur domosdoshmërisë që ta adresojmë që në themel këtë çështje. E përsëris, kjo në të gjitha rastet nuk mbetet vetëm çështje policore.Tahiri: Kapacitetet për t'u përballur me terrorizmin janë të kufizuaraIlva Tare:  A i ka kapacitetet, sot që po e diskutojmë, Policia e Shtetit, për t’u përballur?Saimir Tahiri:  Janë të kufizuara. Gjithsesi, me ndihmën e partnerëve ne i përgjigjemi shumë mirë dhe sfidave që kanë të bëjnë me çështje që lidhen me terrorizmin.Ilva Tare:Partnerët kontribuojnë me informacion apo në mënyra të tjera?Saimir Tahiri: Çfarë konsideroni me mënyra të tjera?Ilva Tare: Ndihmë logjistike, financiare…Saimir Tahiri: Jemi duke punuar për të gjitha.në këtë nivel jemi vetëm tek informacioni. Shkëmbejmë infomacion, marrim, japim informacion për njerëz që dyshohen dhe pastaj ka pasur raste që janë arrestuar për vepra që kanë të bëjnë me terrorizmin në Republikën e Shqipërisë por edhe jashtë Republikës së Shqipërisë.Ilva Tare: Kur kërkoni bashkëpunim me të gjithë, që të kontribuojnë, kujt i drejtoheni konkretisht?Saimir Tahiri: Edhe ju!Ilva Tare:...Shoqërisë civile? Medias? Prindërve?Saimir Tahiri: Edhe ju! .Ilva Tare:.. ..Institucioneve të shtetit?Saimir Tahiri: Është një pyetje që merr më shumë sesa koha e emisionit për t’u shpjeguar…Ilva Tare:..  Nuk e kemi aq shumë kohë në dispozicion.Saimir Tahiri: E kuptoj, por do të shtrëngohem që të jap një përgjigje fare të shkurtër. Unë kam përshtypjen se nuk i kemi bërë asnjë nder vetes duke drejtuar gishtin tek Policia e Shtetit për gjithçka në ndodh në këtë vend.Ilva Tare: E përfshinit edhe veten tuaj kur keni qënë në opozitë? Kur ka qënë Partia Socialiste dhe sulmonte për çdo gjë që ndodhte, Policinë e Shtetit?Saimir Tahiri: Jo, nuk është kështu. Mund t’i referoheni shembujve konkretë.Ilva Tare: Si është? Nuk është sulmuar nga opozita e atëhershme, sot mazhorancë, Policia e Shtetit?Saimir Tahiri: Nuk ka nevojë të ma përsërisni pyetjen, se unë e kuptoj. Mjafton të më lini të bëj përgjigjen time.Ilva Tare: Patjetër.Saimir Tahiri: Nuk është kështu dhe mjafton t’i referoheni arkivës historike të emisionit tuaj apo të edicionit të lajmeve dhe do ta shihni që Partia Socialiste në opozitë nuk është marrë me qarje publike të ngjarjeve kriminale që ndodhnin gjatë ditëve, por është marrë me fenomene që e sëmurën” Policinë e Shtetit dhe e sollën deri në ditën që ne e gjetëm. Por, për t’u kthyer tek përgjigja që po bëja më parë, nuk i kemi bërë asnjë nder shoqërisë dhe as vetes duke drejtuar gishtin tek Policia e Shtetit, përkundrazi, kam frikë se kemi “squllur” nerving e shoqërisë apo nerving qytetar të të kontribuarit kolektivisht për të ndërtuar siguri. Mjafton t’ju them që numri i telefonatave në Policinë e Shtetit gjatë kësaj kohe është më shumë se dyfishuar për të kuptuar sa i rëndësishëm është besimi tek Policia e Shtetit dhe platform për të shkëmbyer informacion ndërmjet qytetarëve dhe Policisë, sepse vetëm kjo është mënyra për të luftuar kriminalitetin.Ilva Tare: Ju po thoni se tani qytetarët kanë më shumë besim tek Policia, vetëm se marrin më shumë në telefon?Saimir Tahiri:  Sigurisht që po. Ka dhe të tjera, por ju mora vetëm një shembull. Para dy ditësh ndodhi një ngjarje në një shkollë në Vlorë, që është një ngjarje e rëndë. E pakuptueshme edhe për mua sesi një fëmijë mund të hyjë në shkollë i armatosur, sesi mund të futet në klasë i armatosur…Plagosja e 17 vjeçares ne shkollem Tahiri: Dështoi zinxhiri parandalues Ilva Tare:  Sesi mund të ketë një armë një 17-vjeçar...Saimir Tahiri: Si mund të bëjë një sherr me një shoqe të klasës…Ilva Tare:  Por le të mbetemi pak tek arma, se më intereson kjo puna e armatosjes.Saimir Tahiri:Do vij edhe tek arma, e thashë që në fillim.Ilva Tare: Le të mbetemi te arma, ky është shqetësimi më i madh...Saimir Tahiri: E thashë që në fillim…dhe pastaj sesi mund të konsumojë një krim, që fati e solli që nuk ishte fatal. Mjafton ka për të kuptuar që ka dështuar i gjithë zinxhiri parandalues, shoqëror, institucional, gjithçka. Policia e Shtetit në këtë rast i bie të jetë e fundit. Dhe jua shpjegoj pse. Askush nga familjarët nuk është shqetësuar pse ky fëmijë ishte me karakter të dhunshëm, me potencial për të mbajtur një armë, të cilën mund ta merrte edhe me vete. Askush nga mësuesit nuk ka lajmëruar se ky fëmijë është problematik në klasë. Askush nga nxënësit nuk ka lajmëruar se ky fëmijë prodhon probleme në klasë dhe mund të çojnë dhe këtu. Askush nga komuniteti i prindërve në shkollë nuk ka lajmëruar se ka një nxënës problematik.Ilva Tare: Pse, po të kishte njoftuar, çfarë mund të ndodhte?Saimir Tahiri: Më falni. Këtu ju mora të gjithë zinxhirin – të mos fus faktin që është një zonë ku të gjithë i njohin të gjithë, bëhet fjalë për një zonë rurale – dhe sigurisht pushtetin vendor, që nga kryeplaku deri tek i zgjedhuri vendor kanë një lloj përgjegjësie institucionale sepse njohin banorët dhe dinë prirjet e tyre, ku janë të dhunshme, ku jo. Ndërkohë që në ♪5do vend tjetër, minimumi që ndodh, kur shihet një qytetar, për më tepër nxënës me armë në klasë, por edhe në rrugë, gjëja e parë që bëjnë qytetarët marrin policinë në telefon. Vetëm këtu ndodh që të dështojë i gjithë zinxhiri parandalues dhe pastaj drejtojnë të gjithë gishtin tek policia “pse nuk e kapi policia”. Nga ta marrë vesh policia?!Ilva Tare: Tani, si duhet të ndodhë? Që ta vëmë gishtin tek prindi, tek qytetari,t’i çojmë ata në burg?Saimir Tahiri: Jo jo, se nuk ka ndonjë hata edhe po ta drejtosh gishtin tek prindi që nuk kujdeset për fëmijët e vet.Ilva Tare:Jo jo, dakord, jam…Saimir Tahiri: Nuk ka ndonjë hata …Ilva Tare: Jo, po për momentin është detyrë e policisë që të garantojë rendin, besoj?Saimir Tahiri: Një sekondë!Ilva Tare: Nuk ia kemi lënë prindërve këtë, me ligjSaimir Tahiri: Një sekondë, një sekondë! Të garantosh rendin për definicion duhet t’i hyjmë çfarë do të thotë dhe nuk mund të akuzohet policia nëse ju nesër, nëse ju çmendeni tani, pasi dilni nga emisioni dhe me një armë qëlloni një kameraman. Nga ta marrë vesh policia që mund të keni dhe këto prirje?!Ilva Tare:Mos të jemi kaq fatalistë, të lutem!Saimir Tahiri: Jo, më fal, po ta marr për shembull që ta ndieni në lëkurën tuaj ç’do të thotë.Ilva Tare: Doni të marrim shembuj? Po duhet të kaloj në rolin e qytetares dhe jo të gazetares.Saimir Tahiri: Do më lini të mbaroj?Ilva Tare: Mbarojeni dhe do t’ju jap unë një shembull.Saimir Tahiri: Se unë realisht nuk po e kuptoj se në cilin rol po më ndërpret kaq shpesh.Ilva Tare: Të gazetares, pa diskutim.Saimir Tahiri:  Po më lini të mbaroj, se s’po mbaroj asnjë përgjigje.Ilva Tare: Biseda televizive bëhet dialog, jo monolog. Të lutem përfundojë dhe pastaj vazhdojmë pyetjen.Saimir Tahiri:Në rregull. Dialog pa ndërprerje. Pra, mos t’ju duket çudi që unë them se ka nevojë për një zinxhir parandalues. Të duket çudi që nga qytetarët, prindërit, mësuesit, punonjësit, çdo njeri ka një lloj përgjegjësie dhe pastaj më shumë akoma, çdo institucion ka një lloj përgjegjësi për të garantuar sigurinë.Ilva Tare: E ndaj plotësisht këtë që thoni ju. Po këtu jeni për përgjegjësitë tuaja z.Tahiri, jo për përgjegjësitë e shoqërisë.Saimir Tahiri: Po jua them, pra, po jua them përgjigjen: sepse kemi bërë gabim duke e konsideruar këtë monopol të policisë. Dhe duke bërë këtë gabim jemi marrë me faktin sesi ka mundësi të ndodhë në një fshat malor të Korçës, një qytetar i dehur, të vrasë katër njerëz. Ndodh sepse kur dështon gjithë zinxhiri parandalues: Kryeplak, pushtet vendor, familjarët, të afërm, prindër, fëmijë e kështu me radhë.Tahiri per Agron Kuliçaj: Bënte gangsterin e biznes privat në policiSaimir Tahiri: Policët që janë larguar nga puna janë një rracë tjetër.Ilva Tare: Cfare rraceSaimir Tahiri: Ata që janë larguar nga puna nuk kishin bërë punën siç duhet, apo ishin më të ngushtë me krimin sesa detyrimin ligjorIlva Tare: Si do e konsiderojmë këtë. Në konsideratën tuaj si politike, si ministër, si ekspertë çfarë konsiderate sepse flasim edhe për punonjës të policisë të cilët ishin trajnuar me paratë e partnerëve ndërkombëtarë të cilet e gjetën veten në rrugë, dhe partnerët janë të shqetësuar për këta që kanë paguar, trajnuar dhe një ditë të bukur këta janë në rrugë.Saimir Tahiri:  Investim i gabuar,sepse të trajnosh Agron Kuliçin për mua është zero, kështu që nuk kam çfarë të them, quhet investim që del bosh, quhet si të vesh një skedinë dhe nuk fitove, cfarë do të thotë kjo? Duhet ta mbajë Policia e Shtetit se është trajnuar? Jo, është trajnuar dhe për jetën personale shumë mirë, por eshtë investim zero, sepse nuk bëntë biznesin e shtetit, bëntë biznesin privat në polici.(Video: Saimirt Tahiri flet për Agron Kuliçin në "Tonight Ilva Tare")Ilva Tare: Po ku i keni provat për këtë, çojini në Prokurori?Saimir Tahiri:  I kemi cuar në Prokurori, sepse nuk ka zbatuar vendimet e Prokurorisë sepse nuk ka zbatuar urdhrin për arrestimin e gardistëve të 21 janarit dhe vazhdon hetimi. E se qënka trajnuar ky duhet të rijë në polici. Nuk është ky kuti matës për mua. Kuti matës për mua është efiçenca në punë dhe shërbimi ndaj qytetarëve. Këta bënin gangësterin  në punë. Mua më duhen punonjës që bëjnë shërbimin në dobi të qytetarëve.21 Janari, Tahiri:  Kuliçaj e Burgaj pengua drejtësinëIlva Tare: Pati prova të reja që e cuat sërish akuzën në Prokurori për Kuliçin dhë për Burgajn për 21 janarin?Saimir Tahiri:  Jo nuk ka qenë ndonjëherë në Prokurori. Ministri paraardhës nuk mund ta conte Kuliçin në Prokurori sepse ishte vartës. Ne morëm kohë që të shqyrtonim fakte. U ngrit një komision nga SHKB dhe nga drejtoria e standardeve dhe ky komision konkludoi që kishte veprime të shpërdorimit të detyrës dhe sipas meje kjo mbetet në dorën e Prokurorisë. Sipas meje kanë konsumuar edhe veprën penale të pengimit të drejtësisë me veprimin apo mos veprimin, dhe kjo është shumë e rëndë.Zbardhja e vrasjes se Konomit, Xhindit tepër të vështira, në mos të pamundura Ilva Tare: A do të ketë kërkesë nga ana juaj për hapje të dosjeve të tjera të quajtura të pazgjidhura?Saimir Tahiri: Si përshembull..Ilva Tare: Skerdilajt Konomi…Saimir Tahiri:Ëshë në hetim, ka shumë çështje që në fazën që i kemi gjetur janë tepër të vështira, në mos të pamundura.Ilva Tare:  Çfarë do të thotë në fazën që i keni gjetur, që janë dëmtuar provat dhe policia nuk heton dot më?Saimir Tahiri: PoIlva Tare:  Mos është justifikim ky?Saimir Tahiri: Jo nuk është justifikim dhe jemi duke u përpjekur të cojmë para përgjegjesisë penale ata që kanë përgjegjësi, të cilët nuk kanë bërë detyrën siç duhet .Ilva Tare:Po për vrasjen e Fatmir Xhindit?Saimir Tahiri: Vlen e njëjta gjëIlva Tare: Nuk do të ketë ndonjë të re?Saimir Tahiri: Jemi përpjekur, ka qenë një nga çështjet më prioritare që në fillim të detyrës, kjo kryetari i komunës, gjyqtari, oficeri i shërbimit në Durrës, janë disa çështje që….Ilva Tare: Policia nuk ka cfarë bën për to?Saimir Tahiri: Nuk nuk mund ta them dot sepse nuk jam marrë drejt përdrejt me hetimet, por në raportimet që kam, është kthyer e pashpresë.VIDEO/ Vrasja e Santos: Çështje tepër e vështirëIlva Tare:Po për dosjen e vrasjes së bankierit Artan Santo?Saimir Tahiri: Hetimet vazhdojnëIlva Tare: Media ka raportuar për shumë ngjarje të asaj dite, që nga moment që radioja e policit nuk punonte, makina që i ndiqte nuk ka pasur karburant, janë të vërteta këto?Saimir Tahiri: Janë të pavërteta dhe më vjen keq që raportimet në media katandisen shpesh herë në të tilla nivele. Nuk është aspak e vërtetë që makina s’ka pasur karburant. Nuk është aspak e vërtetë që u thanë shumë gjera atë ditë dhe pjesa më e madhe ishin të pavërteta, por është e pamundur që të merresh me të pavërteta që prodhon media.Ilva Tare: Që e keni gjetur policinë pa radio e keni thënë ju në faktSaimir Tahiri: Nuk i referohet rastit konkretIlva Tare: Në vrasjen e Santos ka vepruar policia si polici korrekte apo ka pasur problem në mënyrën si ka funksionuar?Saimir Tahiri: Është bërë një analize. Unë besoj që policia ka bërë maksimumin. Gjithmonë ka më shumë për të bërë. Nuk besoj se gjykohet policia nga veprimi i një polici në vendin e ngjarjes. Nuk matet kështu puna e policisë.Ilva Tare: A jeni afër zbardhjes?Saimir Tahiri: Hyn tek cështjet tepër të vështiraNderhyrja në Lazarat, loja e futbollit pjese e planit operacional Ilva Tare: Më bëri përshtypje një deklaratë: Shqipëria nuk është më vend i origjinës së narkotrafikut. Seriozisht e keni?Saimir Tahiri:Shumë seriozisht dhe nuk besoj se do keni ju arsye që ta dyshoni.Ilva Tare: Pra ju thoni që në territorin e Shqipërisë nuk ka asnjë rrënjë kanabis sativa?Saimir Tahiri: Jo nuk thashë ashtuIlva Tare:Po çfarë do të thotë kjo fjali?Saimir Tahiri: Së pari unë besoj që me rezultatet e deri sotme, i kemi dhënë përgjigje të gjithë atyre që mendonin se Shqipëria vendi ku lulëzoi droga menjëherë pas 23 qershorit. E dyta është një dëshmi sesi e gjetëm realisht Shqipërinë të mbjellë pëllëmbë e drogë. E filluam duke ndërprerë rrugët e trafikimit dhe filluam punën për parandalimin e kultivimit. Shpesh disa aktivitete të policisë së shtetit, ku përfshihej një plan i tërë, shpesh disa nga këto takime u panë si qesharake, një ndeshje futbolli në Lazarat. Nuk ishte as për gallatë, as shkarazi, por ishte pjesë e një plani, që fillonte me marrjen e informacionit dhe përfundonte me operacionin vetë.Dhuna në stadium, Policia ishte e papërgatitur Ilva Tare: A është e pranueshme ajo çfarë pamë dhe çfarë patë. A është e ëvrtetë që në ndeshje të tilla shkojnë pa pagesë, dhe është e cvështirë ti kërkosh llgoariSaimir Tahiri: Sigurisht që shkojnë jashtë orarit. Por jo pa pagesë, përpiqemi ti paguajmë për pagën shtesë. Në asnjë vend të botës nuk ndodh të ketë punonjës policie që ruajnë sigurinë. Kur ka përplasje që cënojnë rendin ndërhyn policia. Ka një listë stadiumesh që nuk plotësojën standardet për siguri.Policia ka qenë e papërgatitur për dhunën në stadium. Kemi qenë me forca rendi e jo forca speciale. Për hir të së vërtetës një nga klubet solli kërkesë për forca speciale dhe erdhi në institucion kur ndeshja zhvillohej. Analizuam punën e policisë në atë ditë. Në drejtorinë e policisë po bëhet një analizëS'pata nderhyrje brenda grupit PS per operacionin ne Dukagjin Ilva Tare: A patët shqetësime për ndërhyrjen në Dukagjin brenda grupit PSSaimir Tahiri: JoIlva Tare: Si i keni marrëdhëniet si kryetari i PS-së së Tiranës?Saimir Tahiri: Si ministër e kam të detyrueshëm të kem marrëdhënie me të gjithë dhe me deputetëtPa mandatin e deputetit ndihem shume mireIlva Tare: Si ndiheni pa kostumin e mandatit të deputetitSaimir Tahiri: Shumë mirëUne kandidat per kryetar bashkie? Me mjafton puna e ministritIlva Tare: A e synoni kandidimin për bashkinë e TiranësSaimir Tahiri: Synoj të bëj shumë mirë punën për të cilën më kanë ngarkuar kryeministri dhe qytetarët. Jam shumë i fokusuar dhe i angazhuar së bashku me ekipin e policisë dhe për mua është i i mjaftueshëmIlva Tare: Këtu ku është apo në bashkinë e TiranësSaimir Tahiri: Ju përgjigjaIlva Tare: Nuk është marrë ende vendimi se kush është kandidatSaimir Tahiri: Jo nuk ka vendimIlva Tare: Ka të përjashtuar si zoti VeliajSaimir Tahiri: Nese eshte kështu edhe emri im është përfolur si i përjashtuarIlva Tare: Marrëdhëniet me Presidentin Nishani...Saimir Tahiri: Për aq sa më duhen korrekte(Video: Intervista e plotë e Saimir Tahirit në “Tonight Ilva Tare”)