Hetimi për Ndokën e Ndreun, Halimi: Prokuroria bëri detyrën, Rama të kërkojë ndjesë
Deputeti i PD, Eduard Halimi e ka përshëndetur vendimin e Prokurorisë për nisjen e hetimeve për dy deputetet të PS, Pjerin Ndreun dhe Arben Ndokën.Në një intervistë për Ora News me gazetaren Denisa Pasholli, Halimi dhe se Prokuroria ka bërë detyrën e vet, dhe nuk pritje që reagimi të ishte nga ky institucion. Sipas Halimi regaimi duhet të ishte nga Edi Rama, i cili duhet të kërkojë falje, sepse sipas tij Rama ishte organizatori i dhunës së deputetit Strazimiri.“Reagimi nuk pritej nga Prokuroria, sepse Prokuroria bën detyrën e saj, nuk ka bërë gjë tjetër veçse detyrën kushtetuese, ligjore për atë të cilën paguhet nga qytetarët. Reagimi pritej nga kryeministri, pritej dhe pritet një kërkesë falje publike nga ana e kryeministrit për atë skenar që e organizoi personalisht Edi Rama. Rama urdhëroi një deputete që ti bënte pyetjen, është personalisht Edi Rama që mori në telefon deputetin Arben Ndoka që i tha dil jashtë dhe godite.“Deputeti demokrat la të kuptojë se bojkoti i opozitës do të vazhdojë.“Qëndrimi i opozitës do të jetë i njëjtë ndaj kësaj çështje, edhe ndaj çështjes kryesore të opozitës, që janë rrugët që ka opozita për të vijuar jetën e saj parlamentare. Ekzekutimin e vendimieve të Gjykatës Kushtetuese, lejimin e opozitës që t’i kërkojë llogari për ta vënë përpara përgjegjësisë qeverinë”, tha Halimi.Ish-ministri i Drejtësisë ka komentuar edhe tryezën e paralajmëruar të 6 tetorit për reformën në drejtësi ku qeveria dhe presidenti pritet të prezantojnë një draft të përbashkët. Halimi thotë se opozita ende nuk ka marrë një ftesë zyrtare për takimin.“Nuk kemi asnjë ftesë në lidhje me këtë tyrezë, nqs do marrim pjesë, padyshim që do të jemi, por do të jemi në këtë format, pra një format që duhet të jenë në mënyrë të domosdoshme aktorët e sistemit të drejtësisë dhe të jenë edhe partnerët ndërkombëtare”Demokrati komentoi edhe debate të tjera të ditës mes mazhorancës dhe opozitës si dhe zhvillime të aktualitetit në vend.ex/oranews.tv/