Tiranë, emigranti nga Italia i shpëton atentatit, 50 gr tritol makinës së tij

Tiranë - Ka mbetur një tentativë, atentati me eksploziv në makinë ndaj një personi në Tiranë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Ylbere Bylykbashi” pranë kryqëzimit të “21 Dhjetorit”, vetëm pak metra larg Komisariatit nr. 2 të Policisë dhe Prefekturës së kryeqytetit.Mësohet se automjeti ka qënë në pronësi të Fatjon Vrapit, i cili kishte vetëm një muaj që ishte kthyer nga Italia. Ka qënë pikërisht Vrapi që ka lajmëruar policinë, pasi kishte gjetur derën e automjetit të tij të hapur dhe në brendësi, një pako të dyshimtë.Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur specialistët e Policisë së Tiranës, të cilët kanë evakuar zonën me qëllim shmangien e çdo incidenti. Njësia anti-eksploziv e Policisë së Tiranës ka arritur të gjejë 50 gr eksploziv pa detonator, që nuk e ka specifikuar i cilit lloj ishte.Pas gati një ore është bërë i mundur, neutralizmi i lëndës plasëse dhe tashmë po punohet për të zbuluar auorin dhe motivet.Mësohet se makina kishte disa kohë që ishte parkuar në këtë rrugë dhe policia do të sekuestrojë kamerat e sigurisë të biznesve për të indentifikuar autorët.Ndërkohë, hetimi i “bluve” të Tiranës është fokusuar edhe tek konfliktet personale të Fatjon Vrapit. Mësohet se ai ishte divorcuar para pak muajsh dhe ka pasur kërcënime të shpeshta nga ish-gruaja e tij.Pritet që marrja në pyetje e pronarit të automjetit ku u gjet lënda eksplozive, të zbardhë detaje të vlefshme për hetimin për të zbuluar autorët dhe mekanizmin sesi u fut lënda plasëse në makinë.[caption id="attachment_384824" align="alignright" width="640"]makina qe ju vu eksplozivi Në foto: Pamje nga vendngjarja, makina e dyshuar[/caption]ar.sh/Oranews.tv