Brovina: Seanca mbahet të enjten e ardhshme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Shtator 2014, 16:46
Kosovë-Kryesuesja e seancës konstituive, Flora Brovina, ka konfirmuar se seanca e radhës do të mbahet të enjten e javës së ardhshme, përkatësisht më 2 tetor.Në një prononcim për Gazetën Express në Kosovë, Brovina ka thënë se është duke u përgatitur seanca dhe me kohë do t’iu dërgohen ftesat deputetëve.Ajo ka thënë se beson se në seancën e radhës do të konstituohet Kuvendi i Kosovës për t’i hapur rrugë pastaj formimit të Qeverisë.Seanca e fundit dështoi pasi PDK-së s’arriti të zgjedhë Arsim Bajramin Kryeparlamentar. Pas kësaj, Brovina kishte ndërprerë seancën, ndërsa vazhdimisht është kërcënuar nga LDK, AAK, NISMA dhe VV se do ta thërrasin vetë seancën nëse këtë nuk e bën kryesuesja.