Korçë, mungojnë librat për fëmijët e minoritetit maqedonas

Korçë-Edhe këtë vit mbi 160 nxënës të sistemit fillor e të mesëm që i përkasin minoritetit Maqedonas në komunën e Pustecit kanë mangësi në tekstet shkollore në gjuhen maqedonase.Gjysmat e teksteve nuk janë shtypur dhe përkthyer, dhe numri që është vënë në dispozicion të shkollave është i kufizuar. Situata vështirësohet edhe më, kur bëhet fjalë për fëmijët e klasave të para.Përveç teksteve një tjetër problem është edhe godina e amortizuar e shkollës, ndërsa të flasësh për laboratorë apo internet, konsiderohet luks për këta fëmijë.Sipas kryekomunarit Edmond Themelko situata është e tillë pasi asnjë qeveri nuk ka financuar projektin për rikonstruksionin e shkollës.Mungesa e teksteve shkollore, apo ambienteve normale të godinës është i madh edhe në radhet e prindërve të cilët frikësohen për të ardhmen e fëmijëve pavarësisht se dëshira për të mesuar nuk mungon.