Vazhdon vërshimi i kurdëve nga Siria në Turqi, numri arrin në 138 mijë
Më shumë se një mijë kurdë të Sirisë kanë kaluar kufirin për në Turqi, duke e çuar numrin total të refugjatëve kurdë të strehuar në vendin fqinj në 138 mijë.Refugjatët vinin nga qyteti Ajn al-Arab dhe fshatrat përrreth dhe thanë se ishin larguar pasi militantët e Shtetit Islamik ishin duke ekzekutuar njerëz të të gjitha moshave në zonat e pushtuara duke ushtruar terror.Agjencia e Refugjatëve të Kombeve të Bashkuara tha se pritet që të gjithë 400 mijë banorët e qytetit kurd të mbërrinin në Turqi, ndërsa kanë mbetur edhe dy pika kufitare të hapura.Kurdët e Sirisë u përplasën me trupat e Shtetit Islamik të hënën për të mbrojtur qytetit, të ndihmuar edhe nga kurdë rezidentë në Turqi, që nxituan t'iu bashkoheshin, por deri tani rreth 105 fshatra rreth qytetit janë vënë nën kontroll të Shtetit Islamik dhe 100 të tjerë janë boshatisur nga frika se mos bien pre e sulmeve