Greqi, arrestohet shqiptarja, mbante me forcë të mitura për prostitucion

Kapshticë – Policia greke ka arrestuar sot, në tentativën për të hyrë në Shqipëri, një shqiptare 53-vjeçare, e cila ishte në kërkim nga Interpoli i Maqedonisë.Gruaja, një tutore prostitucioni, mbante me forcë në një shtëpi, disa vajza të mitura nga Shqipëria, të cilat i shfrytëzonte për prostitucion.Të miturat ishin mashtruar prej saj në vitin 2012, kohë kur ajo u kishte premtuar se do t’u gjente punë në klube nate jashtë vendit.Por, pasi emri i saj u rendit në listën e të kërkuarve nga Interpoli në Maqedoni, arrestimi i saj u bë i mundur vetëm sot nga Policia greke, teksa ajo dotë kalonte kufirin për të hyrë në ShqipëriPo ashtu, Policia greke ka arrestuar sot edhe një shqiptar të arratisur nga burgjet në vitin 1997; ai ishte dënuar për përdhunim. Shqiptari u kap gjatë tentativës për të hyrë në Shqipëri dhe madje bëri edhe rezistencë gjatë arrestimit.ar.sh/Oranews.tv