Lezhë, ditën e Papës vidhet Ipeshkvia, hajdutët pritën ikjen e priftërinjve

Lezhë - Për vizitën e Papës nuk janë gëzuar vetëm besimtarët, por edhe hajdutët. Këta të fundit kanë shfrytëzuar ditën që Ati i Shenjtë erdhi në Shqipëri për të vjedhur sende me vlerë dhe para në Ipeshkvinë e Lezhës. Vjedhja është kontatuar në mbrëmje, ndërsa është bërë publike gjatë ditës së të martës nga policia. Aktualisht nuk ka asnjë të ndaluar.Duke parë që vëmendja e policisë të dielën e 21 shtatorit ishte vetëm në Tiranë, por edhe nga fakti që brenda Ipeshkvisë së Lezhës nuk kishte asnjë person, hajdutët kanë përfituar duke hyrë nga pjesa e pasme për të realizuar vjedhjen dhe më pas janë larguar. Ndonëse është denoncuar që të dielën në mbrëmje, kur priftërinjtë janë kthyer nga Tirana, grabitja është bërë publike nga policia të martën.Në njoftimin e policisë thuhet se janë vjedhur 1 aparaturë Samsung, 1 unazë ipeshkvore, 1 aparat celular dhe 500 euro, 1 kompjuter laptop "Apple", 2 unaza floriri, 1 aparat celular dhe 50 000 lekë.[caption id="attachment_384858" align="alignright" width="640"]ipeshkiva e lezhes Në foto: Ipeshkvia e vjedhur në Lezhë[/caption]ar.sh/Oranews.tv