Hetimi për 2 deputetët e PS, Halimi: Mbështesim Prokurorinë, hetimi deri te Rama

Partia Demokratike ka përshëndetur vendimin e Prokurorisë për nisjen e hetimeve ndaj deputetëve socialist Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu.Në një deklaratë për mediat nga selia blu, deputeti Eduard Halimi u shpreh se ky është një hap i duhur.“Nisja e hetimit ndaj deputetëve Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu, për dhunën e ushtruar në parlament ndaj oratorit të opozitës, është hapi i duhur i ndërmarrë nga Prokuroria.Mosnisja dhe vonesa e procedimit, do të ishin një hap shumë i gabuar.Dhuna fizike në parlament ndaj deputetit të Partisë Demokratike ishte goditje për kolonat e demokracisë, një përpjekje e pandodhur ndonjëherë për ti mbyllur gojën opozitës.”Por Eduard Halimi tha se serioziteti i hetimeve duhet të shkojë deri te porositësi i dhunës në parlament, që sipas tij është Edi Rama.“Serioziteti i hetimit, do të dëshmohet nga thellësia e tij, nga zbardhja e plotë e skenarit të mirëorganizuar sic e kanë parë të gjithë shqiptarët në ekran.Kjo do të thotë se hetimi, që të jetë i plotë dhe serioz, duhet të nxjerrë në dritë frymëzuesin, organizatorin, porositësin e dhunës, që është Edi Rama.Ne inkurajojmë Prokurorinë që ti shkojë cështjes deri në fund.Të nxjerrë përgjegjësitë e kryedhunuesit, autorit të vërtetë që fshihet pas marionetave kriminale që ka futur në grupin e tij parlamentar.”