Tragjedia në Brazil, 3 në pranga lidhur me zjarrin në lokalin e natës

Policia ka arrestuar tre persona në lidhje me zjarrin që kishte kapluar në orët e mëngjesit të dielën një lokal nate në jug të Brazilit, ku humbën jetën më shumë se 230 veta, raportojnë medat shtetërore, transmeton CNN.Ata do të mbahën për 5 ditë në paraburgim, përdersia autoritetet të vazhdojnë hetimin lidhur me zjarrin vdekjeprurës të së dielës, i ka thënë agjencisë shtetërore të Brazilit, Marcos Viana, zyrtar i policisë.“Kemi vendosur se është e nevojshme që të burgosurit të mbahen përkohësisht të mbyllur, pasi që na nevojiten deklaratat e tyre për tu qartësuar lidhur me incidentin”, ka thënë Viana.Sipas Agjencisë Brazil, thuhet se policia ende nuk publikuar emrat e të arrestuarve. Zyrtarë të policisë ka thënë se kjo do të ndikonte në hetimet lidhur me zjarrin e shkaktuar në lokalin e natës “Kiss” në Santa Maria.Ndërkaq Brazili do të mbajë 3 ditë zi kombëtare për 231 personat që humbën jetën në një klub nate pas shpërthimit të zjarrit në qytetin Santa Maria, mbrëmjen e së shtunës.Zjarri nisi nga performanca në skenë e një grupi muzikor. Autoritetet braziliane theksojnë se shumica e viktimave ishin studentë, të cilët vdiqën të mbytur nga tymi.Ky ka qenë zjarri më vdekjeprurës në vendin amerikano-latin që prej 5 dekadash.Brazili shtyu një ceremoni festive që duhet të mbahej sot pasi duhen edhe 500 ditë nga nisja e Kupës së Botës që do të zhvillohet në këtë vend.Presidentja Dilma Rousseff ndërpreu një vizitë në Kili dhe po viziton të mbijetuarit në spital.Zyrtarët kanë nisur hetimin për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Mendohet se shumë prej viktimave nuk kanë mundur të largohen nga klubi pasi e vetmja dalje emergjence e tij ishte jo funksionale.