Drejt fundit aksi Kukës - Krumë, rruga Bajram Curri - Valbonë, 200 mln lekë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Shtator 2014, 12:55
Kukës - 200 milionë lekë të reja do të rehabilitojnë përfundimisht rrugën Bajram Curri - Valbonë, një nyjë kyçe për thithjen e turistëve të huaj, për të cilën po vijon puna. Ndërkohë 800 milionë lekë do shkojnë për aksin Kukës - Krumë, me gjatësi 30 km e ndarë në 4 lote që pritet të përfundojë deri në fund të tetorit.Përfundimi i rrugës Kukës - Krumë konsiderohet i domosdoshëm, pasi përmes saj komunikojnë me Kukësin dhe Tiranën banorët e Tropojës por edhe Gjakovës, Pejës dhe disa qyteteve të tjera të Kosovës.Rruga Kukës - Krumë ka të ndërtuar vetëm njërin lot të saj, ndërkohë që punimet në rrugëb e Valbonës kishte mbetur përgjysëm, pa llogaritur se gjysma tjetër kishte vetëm njërën shtresë asfaltike./nzh/oranews online/