Hetimi për armët atomike, Perëndimi thirrje Iranit për bashkëpunim

Fuqitë perëndimore i kanë bërë thirrje Iranit që të bashkëpunojë me Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore e OKB-së lidhur me hetimet për programin e dyshuar iranian se ka për qëllim prodhimin e armëve atomike.Në një takim të Bordit të kësaj agjencie në Vienë, shtetet anëtare të OKB-së thanë se Tehrani duhet të intensifikojë bashkëpunimin me ANEB.Drejtori i Përgjithshëm i ANEB-it, Yukia Amano tha se Irani ka për të zbatuar edhe dy masa praktike sipas marrvëshjes ku sigurohet se Tehrani nuk do të zhvillojë armë bërthamore.Ndërkombëtarët dhe Irani kanë arritur një marrëveshje të përkohshme vitin e kaluar dhe kanë caktuar datën 24 nëntor si afat për marrëveshjen e përhershme.Negociatorët nga Irani dhe gjashtë fuqitë botërore, priten të rifillojnë bisedimet në Nju Jork, për të gjetur një zgjidhje lidhur me mosmarrëveshjen për programin bërthamor të Republikës Islamike.Presidenti i Iranit, i cili fitoi zgjedhjet vitin e kaluar ka premtuar një platformë për t’i dhënë fund izolimit ndërkombëtar, e cila do të lehtësonte edhe sanksionet e Perëndimit kundër Teheranit.