Dita pa makina, Ifti: Sensibilizimi fillon që në moshat e reja

22 shtatori shënon Ditën Botërore pa makina, dhe si në çdo vend tjetër edhe në Tiranë janë zhvilluar disa aktivitete, të cilat janë përqëndruar më tepër në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme. Për zv/ministren e Mjedisit Oljana Ifti këto aktivitete u zhvilluna në shkolla, spese sensibilizimi duhet të fillojë nga moshat e reja.“Në qytet pa makinën time, duhet të ishte sot. Në fakt koha e keqe nuk është se na ndihmoi shumë. Ishte konceptuar si ditë e tillë, duke qenë se është një ditë botërore, pra gjithësecili që mundet të lëvizi në këmbë apo biçikletë, me mjete miqësisht ndaj ambientit. Në Shqipëri u zhvilluan disa aktivitetet në shkolla 9-vjeçare dhe të mesme sepse ajo ku çalojmë dhe besoj se duhet të punojmë është kultivimi i kulturës. Pra duhet ndarë koncepti i nevojës dhe domosdoshmërisë së përdorimit të mjetit. Dhe kjo fillon që nga moshat e reja”, tha Ifti.Në një intervistë për Ora News me gazetaren Denisa Pasholli, zëvendësministrja Ifti u shpreh se pushteti vendor duhet të punojë më shumë për të krijuar hapësira qoftë në infrastrukturën e biçikletave, qoftë në atë për këmbësorët.“Unë besoj se nga viti në vit njerëzit po sensibilizohen se çfarë është më e rëndësishme për jetën e tyre. Ne çalojmë pak në këtë pjesë, rrugët pedonale janë të pakta, infrastruktura e biçikletave lë për të dëshiruar. Unë besoj se edhe në këtë pjesë duhet të punojmë, por është më së shumti pjesa e pushtetit vendor, të cilët duhet të krijojnë hapësira dhe kushte të mirëfillta, qoftë për infrastrukturën e biçikletave, qoftë për trotuaret ku mund të ecin këmbësorët”, deklaroi Ifti.Edhe pse e kemi mbyllur sezonin turistik, një çështje tjetër problematike është ndotja dhe menaxhimi i mbetjeve, kryesisht në bregdet. Këtë vit Ministria e Mjedisit e shpalli gjendje emergjence këtë situatë në zonat bregdetare.“Unë mendoj se Menaxhimi i mbetjeve vazhdon të jetë në gjendje emergjente dhe ndërhyrja vazhdon të jetë akute. Edhe pse përmirësimi ishte i dukshëm, por kemi shumë për të bërë. Gjendja vazhdon të jetë jo e mirë, por edhe shumë është bërë. Në disa plazhe ka nevojë për shumë ndërhyrje dhe nuk mund të bëhet për një sezon veror apo për disa muaj. Unë kthehem përsëri te sensibilizimi dhe kjo ka të bëjë me kulturën te ne”, tha zv/ministrja e Mjedisit.ex/oranews.tv/