INTERVISTA Berisha rrëzon skeptikët: Jam ndarë përgjithmonë nga posti i Kryetarit

Tiranë - Sali Berisha nuk ka asnjë plan t’i rikthehet karriges së Kryetarit në Partinë Demokratike. Lideri historik i së djathtës shqiptare, largimin një vit më parë nga drejtimi i selise blu, e konsideron një divorc të parikuperueshëm.“Në një vendim të prerë kam vendosur të jap dorëheqjen nga funksionet”- tha Berisha ditën që e vendosi dhe sot, ai shprehet: “Asnjë lloj implikimi të tillë në këtë proces. Ky është proces ku përgjegjësinë e kanë dhe do ta mbajnë Kryetari dhe ata që do të udhëheqin PD-në. Unë, nga ky grup, jamë ndarë njëhërë e përgjithmonë.”Megjithatë, në mikrofonin e "Ora News" ai pranon se është i gatshëm të sakrifikojë gjithçka për të ndihmuar Partinë Demokratike për t’u rikthyer në fitore: “Unë i përmbahem atij zotimi që u kam dhënë demokratëve, - thekson Berisha, - se çdo minutë, çdo orë dhe çdo ditë, do punoj sëbashku me ta për realizimin e qëllimeve tona.”21 vjet më parë, Sali Berisha priti në Shqipëri, Papa Gjon Palin II, ndërsa mesazhet e Papa Franceskut, vetëm një ditë më parë, i sheh si një dimension që i tejkalon kufijtë e Shqipërisë. Dhe si e tillë, për Berishën, nuk duhet të bëhet kapital i askujt.“Kjo është një vizitë historike për të gjitha mesazhet e mëdha që ai dha për shqiptarët dhe botën, - u shpreh ai.  - Ata që besojnë se politika shqiptare do t’i kapitalizojë ata, druaj se do të mbeten të zhgënjyer. Të parakalojnë në Gjirokastër me portretet e Enver Hoxhës, të parakalojnë në Pezë me portretet e diktatorit mizor, duke i thënë indirekt Papës se firmat e etërve tanë janë në torturën, ekzekutimin, martirizimin e këtyre 40 shenjtorëve të ardhshëm dhe qindra e mijëra të tjerëv e ndaj dhe mos na i sulmo.”INTERVISTA E PLOTE  E Z.BERISHA DHENE PER "ORA NEWS"Z. Berisha! Sot është dita pas vizitës së Atit të Shenjtë. Si e vlerësoni këtë vizitë?Më ke gjetur në momentin kur pikërisht këto mendime po hidhja në letër. E vërteta është se kjo ishte një vizitë vërtet historike, me një seri kulmesh gjatë ditës së djeshme, filluar nga pritja e zjarrtë e qytetarëve të Tiranës, mbarë Shqipërisë dhe nga të gjitha trojet - tek pritja dinjitoze e mikpritësit të Shenjtërisë së Tij, Presidentit Nishani në Presidencë, siç e shprehu edhe vetë monsinjor Lombardi, kur citoi fjalë të fjalimit dhe të pritjes së Presidentit të Repulbikës - kulmoi me Meshën Papale, Meshën e Shenjtë në Sheshin “Nënë Tereza”, mesha më përlotëse e Atit të Shenjtë në Katedralen e Shën Palit, takimi me udhëheqësit e komuniteteve fetare; përshëndetja e Tij me qytetarët, vizita në Qendrën Betania të Bubqit. Pra, ishte nëj vizitë me kulme reale dhe më kulmor se çdo gjë, ishin mesazhet e Atit të Shenjtë për shqiptarët dhe botën nga Sheshi “Nënë Tereza”, nga Presidenca e Republikës e nga institucione të tjera që ai vizitoi.Këto mesazhe ishin mesazhet e paqes, mesazhet e shpresës për të rinjtë dhe gjithë qytetarët, por këto mesazhe ishin gjithashtu një nderim shumë i madh për martirizimin e klerikëve shqiptarë dhe të shqiptarëve në tërësi nën diktaturën hoxhiste, pra të etërve të qeveritarëve të sotshëm.Këto mesazhe ishin promovimi më i shkëlqyer që i është bërë ndonjëherë virtytit, ndofta më të arrirë të shqiptarëve, tolerancës dhe harmonisë fetare, për të cilën Shenjtëria e Tij u shpreh se kjo nuk është tolerance; kjo tek shqiptarët është vëllazëri dhe ftoi mbarë njerëzimin të frymëzohet nga ky virtyr i shqiptarëve.Shenjtëria e Tij bëri thirrje që askush të mos përdorë Zotin si mburojë për të torturuar dhe vrarë të tjerët me një aludim të qartë tek barbarët e Shtetit Islamik dhe barbaritë e tyre.Bëri thirrje që e shkuara të mos harrohet - natyrisht të mos hakmerret - por të mos harrohet dhe ajo që ishte specifike në Katedralen e Shën Palit, në një moment emocioni të thellë shpirtëror, ai iu drejtua grigjës së tij në meshë se “unë kam lexuar dy muaj para se të vij në Shqipëri, për Kishën, për Shqipërinë, për shqiptarët, por nuk e dija që ju keni vuajtur kaq shumë kur dëgjoj dëshmitë e martirëve të gjallë të Kishës në këtë meshë”.Thirrja e tij “keni vuajtur kaq shumë nga diktatura, por ruajuni të mos vuani nga diktatura të tjera”, është një apel për të gjithë shqiptarët.Pra, në tërësinë e vete, kjo ishte një vizitë historike për të gjitha mesazhet e mëdha që dha për shqiptarët dhe botën, nga Sheshi “Nënë Tereza”, nga Presidenca e Republikës, nga Katedralja e Shën Palit, nga takimi me udhëheqësit shpirtërorë të komuniteve fetare të vendit, nga Qendra Betania për solidaritetin. Unë them se kjo ishte një vizitë me një sukses të madh.Sa vend mund të zënë në vendin tonë, mesazhet e Papës, duke përfshirë në këtë mes edhe politikën?Unë mendoj se ata që besojnë se politika shqiptare do t’i kapitalizojë ata, druaj se do mbeten të zhgënjyer. Sinjalin më të parë e dhanë qeveritarët e sotshëm, kur i lejuan vetes, i lejuan vetes që në prag të vizitës, të parakalojnë në Gjirokastër me portretet e Enver Hoxhës; të parakalojnë në Pezë me portretet e dikatorit mizor duke i thënë indirekt Papës se firmat e etërve tanë janë në torturën, ekzekutimin, martirizimin e këtyre 40 shenjtorëve të ardhshëm dhe qindra mijëra të tjerëve ndaj dhe mos na i sulmo. Nuk kishte mesazh më të përçudnuar sesa mund t’i dërgonin Atit të Shenjtë, por edhe mbarë botës, në prag të vizitës së tij.Së dyti, druaj se ata që besojnë se do të kapitalizohen, do të zhgënjehen, sepse Edi Rama ka një projekt, projektin e Sekretarit të Parë të Komitetit Qëndror: “Të gjitha pushtetet në dorën e tij”. Dhe këtë po e fakton çdo ditë, duke zhveshur dhe duke marrë kompetencat e të gjitha institucioneve.Druaj shumë se ata që mendojnë se do të kapitalizohen, do të zhgënjehen, sepse kjo administratë, jo rastësisht – këto institucione të kësaj mazhorance - janë të mbushura me vrasës, trafikantë, pengmarrës, në parlament dhe kudo. Pra, njëlloj si në administratën hoxhiste. Por në administratën hoxhiste ata vinin nga lufta, kurse në administratën e Edi Ramës vijnë nga Malavita, vijnë nga bota e krimit.Ndaj dhe, ndonëse do të doja shumë - do të doja shumë që në interesin më të mirë të çdo qytetari shqiptar, kjo vizitë të kthehej në një mirësi afatgjatë për shqiptarët - druaj shumë se me bllokmenët në pushtet, qytetarët shqiptarë do të mbeten të zhgënjyer.Bashkëpunimi dhe dialogu, tha Papa, është një çelës i suksesit për të ecur përpara për proceset integruese por edhe për zhvillimin e vendit. A mund të themi se palët politike sot në Shqipëri e praktikojnë dialogun dhe bashkëpunimin? Duhet të theksojmë se opozita vazhdon të ketë një bojkot prej disa muajsh dhe nuk është pjesë e diskutimit politik.Sepse Kryeministri vetë, Kryeministri vetë dhe jo kush tjetër, merr përsipër të organizojë “dajakun” në parlament ndaj opozitës; sepse Kryeministri vetë dhe askush tjetër merr përsipër të shkelmojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, të cilat urdhërojnë mazhorancën të zhbllokojë Komisionin Hetimor parlamentar për vjedhjen e serverit, të zbatojë vendimin për nëpunësit civilë. Pra, dialogu kërkon dy vetë. Opozita ka qënë, është dhe mbetet e gatshme për dialog, por Qeveria i përgjigjet kësaj kërkese me dhunim të të drejtave kushtetuese të opozitës, i përgjigjet kësaj kërkese me organizimet direkt, personalisht nga Kryeministri, të dhunës ndaj deputetëve që flasin haptas dhe denoncojnë praninë e vrasësve, trafikantëve, pengmarrësve në parlament.Si mund ta kapërcejmë këtë situatë, ndoshta për t’u kthyer në normalitet?Këtë situatë nuk e ka krijuar opozita dhe unë mendoj që qytetarët shqiptarët duhet ta realizojnë këtë gjë. Absolutisht! Nuk është opozita që provokoi. Opozita tha: Në parlament ka vrasës, ka trafikantë dhe paraqiti dokumenta për atë ç’ka tha. Shqiptarët duhet t’i dëgjojnë të vërtetat sado të hidhura ta jenë.Nuk është opozita që ka bllokuar hetimin për vjedhjen e 20 milionë deklaratave, nuk është opozita që ka bllokuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për 7 mijë punonjës të pushuar; nuk është opozita ajo që po dhunon me vendimet e saj çdo ditë, ligjet dhe Kushtetutën e vendit: Wshtë Qeveria! Unë mendoj se kjo pyetje duhet t’i shtrohet Qeverisë sepse opozita s’po kërkon asgjë tjetër, absolutisht, përveçse këtyre të drejtave elementare dhe funksionimin e shtetit ligjor.Z.Berisha! Kjo javë është mjaft e rëndësishme për forcën politike që ju keni udhëhequr prej shumë vitesh. Si e shkoni Kuvendin Kombëtar të PD-së që do të mbahet këtë fundjavë?Unë e shikoj si një moment historik për PD-në dhe si një risi të vërtetë. Partia Demokratike vjen në këtë Kuvend pas një ristrukturimi të plotë nga seksionet gjer në kryesitë e degëve; vjen për të zgjedhur forumet drejtuese, por vjen kësaj here me një trupë zgjedhës më të gjërë se kurrë në historinë e këtij vendi, pasi ka zgjedhur kryetarin me votën e çdo anëtari; ka zgjedhur Këshillin Kombëtar me 8 mijë delegatë. Faktikisht, është një lloj konvente e re që PD-ja nuk e ka njohur më parë.Ju thatë se është një ristrukturim i plotë i kësaj force politike. A ka ndikim ish-Kryetari në këtë ristrukturim?Absolutisht! Ish-Kryetari e sheh me shumë interes këtë proces për të ardhmen e PD-së, por pa asnjë lloj implikimi të tij. Ky është proces ku përgjegjësinë e kanë dhe do ta mbajnë Kryetari dhe ata që do të udhëheqin Partinë Demokratike. Unë, nga ky grup, jam ndarë njëherë e përgjithmonë.Z.Berisha, falemnderit! Shpresoj që intervistën e ardhshme ta bëjmë tek zyra e re në selinë blu.Unë mendoj që në këtë zyrë jam mirë. Pavarësisht nga zyra, unë i përmbahem atij zotimi që i kam dhënë demokratëve se çdo minutë, çdo orë dhe çdo ditë, do të punoj sëbashku me ta për realizimin e qëllimeve tona.[caption id="attachment_383955" align="alignnone" width="640"]sali berisha per ora news Ne foto: Ish kryeministri Sali Berisha duke folur per gazetarin Everest Dedaj, Ora News, 22 shtator 2014[/caption]ar.sh/Oranews.tv