Lushnje, studentët kundër mbylljes së filialit të Universitetit Bujqësor
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Shtator 2014, 15:55
Lushnje - Dhjetëra studentë të viteve të dyta dhe të treta të filialit të Universitetit Bujqësor në Lushnje, kanë protestuar para dyerve të pushtetit vendor në Lushnje. Studentët kërkojnë që studimet e tyre të viteve të dyta dhe të treta të bëhen në Lushnje, pasi kështu shkurtojnë shpenzimet.Studentët shprehen se do të përshkallëzojnë protestat e tyre nëse nuk merren parasysh kërkesat për të vijuar në Lushnje, studimet, ku pritet dhe një takim për këtë cështje me Rektorin e Universitetit Bujqësor të Kamzës.Ministria e Arsimit e ka mbyllur filialin e Lushnjes për mosplotësim të kushteve, kryesisht të ambienteve për studimet.ar.sh/Oranews.tv