22 shtatori dita pa makina, por Tirana me trafik
Tirane-22 shtatori është dita pa makina por Tirana ka trafik. Lirimi i rrugëve nga një ditë më parë gjatë vizitës së Atit të Shenjtë, i ka bërë qytetarët të mos mendojnë 2 herë nëse duhet të marrin apo jo makinën.Në fakt, të gjithë kanë nisur një ditë normale, me autmjet për të shkuar në punën e tyre. Drejtuesit e automjeteve nuk kanë informacion se 22 shtatori është dita pa makina.Beqir Hasrama është qytetar i Tiranës, nuk ka një makinë dhe i duhet që lëvizjet në Tiranë t’i bëjë me autobus ose në këmbë si sot.Ai thotë se rrugët e Tiranës janë të rrezikshëm për këmbësoëtr dhe se një Tiranë pa makina të pakën në një ditë do të ndrshonte imazhin e kryeqytetit.Adminsitratat e Ministrisë së Mjedisit nuk kanë marrë makinën për të shkuar në punë, ndërsa zgjodhën që sensibilizimin ta nisin në shkolla në edukimin e brezit të ri.