Minierat, Shalsi: Rrezikohet përjashtimi nga Organizata EITI
Mungesa e transparencës në miniera rrezikon përjashtimin e Shqipërisë nga Organizata Ndërkombëtare për Industrinë Nxjerrëse EITI.Gjatë diskutimit për amendimin e ligjit për sektorin minerar në vendin tonë kreu i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese Eduard Shalsi i kërkoi ministrisë që të veprojë për të ndryshuar sa më parë situatën.Sipas Shalsit në miniera ekziston një situatë barbare ku ndodhin aksidente me pasoja fatale për njerëzit.“Me diskutimin e këtij ligji kemi kërkuar edhe një analizë të jo thjesht të mënyrës si shfrytëzoheshin, por rëndom kemi pare edhe aksidente me pasoja fatale nga keqshfrytëzimi i burimeve natyrore. Shqipëria është anëtare e një inisiative shumë interesante që quhet EITI, transparencë në industritë nxjerresë dhe disa muaj më parë rrezikonim përjashtimin ose mosanëtarësimin si pasojë e mosplotësimit e kritereve që kishin të bënin me transparencën në industritë nxjerrëse dhe transparenca nuk do të thotë gje tjetër, por vetëm të dhënat e sakta të kompanive që shfrytëzojnë minierat në Shqipëri”, tha Shalsi.Ndryshimet e sjella për ligjin minerar në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese synojnë që të rrisin transparencën në këtë sektor duke i dhënë fund shfrytëzimit të galerive pa kriter si dhe të ofrojnë më shumë kushte sigurie për punëtorët.