“Betania”, Miriani rrëfen emocionet e takimit me Atin e Shenjtë
Një ditë pas vizitës në Shqipëri, entuziazmi që ka lënë Ati i Shenjtë është i madh.Për Dom Françeskun, domethënia e vizitës në qendrën “Betania” është me rëndësi.Shpresa e optimizmi duhet të nxisë jetët tona që të jemi sa më të qëndrueshëm- shprehet prifti katolik, duke apeluar për të ndihmuar ata që vërtetë kanë nevojë.Teksa Ati i Shenjtë vuri këmbë në qendrën “Betania”, për 23-vjeçarin Mirian Jani, që kaloi fëmijërinë aty, emocionet kaluan imagjinatën.“Vetëm qëndrimi pranë Papa Françeskut, do të jetë i paharrueshëm, kur na takoi ishte ndjesi që nuk mund të gjesh fjalët e duhura ta tregosh. Ajo që do të ngelet në vëmendje është kujtimi dhe dashuria që Papa Francesku më la”, shprehet Miriani.Duke tentuar ti shmanget politizimit të vizitës, famulltari Dom Françesko, kërkon që fjalët e Papës të mos harrohen nga shtetarët tanë.“Është një nxitje që institucionet të veprojnë në mënyrë sa më transparente dhe njerëzore”, thekson Dom Françesko.Bubqi me qendrën e fëmijëve "Betania" ishte ndalesa që i dha fund vizitës një ditëshe në Shqipëri të Atit të Shenjtë./nzh/oranews online/