Qeveria, draft me Presidentin, me 6 tetor nis reforma në drejtësi
Tiranë - Përtej betejës, deri edhe politike Presidencë - mazhorancë, kreu i Shtetit dhe Ministri i Drejtësisë kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të nisur reformën e sistemit të drejtësisë.Burime të “Ora News” kanë konfirmuar se në 6 tetor, institucioni i Presidencës dhe ai i Ministrisë së Drejtësisë, kanë rënë dakord për t'u ulur në një tryezë të përbashkët, pjesë e së cilës do të jenë autoritetet të larta të shtetit e politikës, për të ndryshuar një herë e mirë reformën në drejtësi.Drejtësia është shenjuar, si plaga më e madhe që ka sot Shqipëria, nga faktori ndërkombëtar, që në çdo rast ka bërë thirrje për të reformuar sistemin, që duhet të jetë i drejtë dhe i pavarur. Sot, që vendi ynë ka marrë statusin e kandidatit, reforma në drejtësi vlerësohet si çelësi që do të hapë negociatat për anëtarësim në Unioni Europian.Prej kohësh, qeveria ka ngritur grupin e punësPër reformën në drejtësi, qeveria ngriti një grup pune, pjesë e të cilit ishin Ministri i Drejtësisë, ai i Brendshëm, ai për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe deputetë të majtë, por në Tryezën e Tretë të Dialogut të Nivelit të Lartë Shqipëri - BE, mësohet se është shqyrtuar mundësia e krijimit të një komisioni të posaçëm për këtë reformë, duke ia lënë në dorë Kuvendit realizimin e saj.Megjithatë, shpallja e reformës, ashtu siç ishte paralajmëruar nga Ministria e Drejtësisë, do të bëhet nëpërmjet një konference mbarëkombëtare, ku krah më krah do të jetë ekzekutivi dhe Presidenca. Përsa i përket opozitës, demokratët kanë një draft të tyrin për reformën në drejtësi, që pritet ta bëjnë publike.Në këto 24 vite demokraci, ka patur përpjekje radikale për të ndryshuar sistemin e drejtësisë, por pas çdo rotacioni politik, po aq e madhe ka qenë edhe joshja për të futur duart tek drejtësia.