Shqiptari nga Maqedonia në Siri, foto me Muhaxherin duke pirë çaj

Ekskluzive- Cili është ky shqiptar nga Maqedonia, dhe a është gjallë Lavdrim Muhaxheri?Javë më parë u raportua se Lavdrim Muhaxheri ishte vrarë gjatë luftimeve në Siri, ndërkaq mediet shqiptare për këtë u bazuan në burime arabe. Mirëpo, kjo gjë rezulton të jetë e gënjeshtërt.Personi B.F, identiteti i të cilit është plotësisht i njohur për redaksinë e Almakos,  është njëri nga shqiptarët e Maqedonisë që po lufton aktualisht në Siri. Madje, portali Almakos mëson se B.F nga qyteti i Gostivarit prej vitit 2013 ka shkuar në Siri, duke marrë me vete edhe familjen.Marrim vesh se B.F ka patur kushte të mira materiale duke patur biznese në Gostivar. Sot, ai ka publikuar fotografi me vrasësin Lavdrim Muhaxheri, ku shihen duke pirë çaj. Ai thekson se Lavdrim 'luani' është gjallë.Deri më tani disa shqiptar nga Maqedonia kanë humbur jetën duke luftuar krah forcave opozitare, kundër regjimit të Bashar Al - Assadit.files.phpfiles.phpggggfiles.phpddddMarrë nga Almakos