Kosovë, Blloku postet kryesore, “Vetëvendosjes” vetëm ministri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shtator 2014, 07:39
Futja e lëvizjes “Vetëvendosje” në koalicionin e tri partive të tjera opozitare LDK- AAK-Nisma nuk do ta ndryshojë marrëveshjen fillestare të bllokut për ndarjen e posteve kryesore.Zyrtarë të LAN-it i kanë thënë gazetës se mbesin të konsoliduar ashtu siç janë marrë vesh para tre muajve, që posti i kryeparlamentarit t’i takojë LDK-së, kurse kryeministri AAK-së.Në ndarjen e kulaçit bën pjesë edhe posti i presidentit, i cili është rezervuar për LDK-në, pasi Atifete Jahjagës t’i përfundojë mandati më 2016.Marrë nga Koha Ditore