Nënshkruhet marrëveshja, Vetëvendosje udhëheq dialogun me Serbinë

Kosovë-Blloku LDK-AAK-Nisma dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë nënshkruar marrëveshjen, e cila është e vlefvshme vetëm për konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe jo edhe për formimin e Qeverisë.Vetëvendosje do të udhëheqë dialogun, por nën direktivat e Qeverisë dhe pikërisht për këtë do ta votojnë kandidatin e bllokut për kryetar të Kuvendit.Pika 5 e kësaj marrëveshje thotë se dialogu është përgjegjësi e Qeverisë dhe se kjo e fundit emëron drejtuesin për procesin e dialogut nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, si dhe do të krijojë hapësirë për përfshirje të opozitës në proces.Pas nënshkrimit të marrëveshjes, kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti tha se partia e tij është pro dialogut me Bashkimin Europian, pro dialogut me serbët e Kosovës dhe pro frymës së dialogut në përgjithësi.Kurti tha se më vonë do të flitet edhe marrëveshjen tjetër, e cila do të detajojë formimin e Qeverisë. Mutafa, Haradinaj e Kurti e kanë konsideruar marrëveshjen jetike për të mirën e vendit, për zhvillim ekonomik dhe për sundimin e ligjit.Kreu i LDK-së komentoi edhe çështjen e minoriteteve, duke u shprehur se me ligj u takon e drejta e përfshirjes në institucione dhe për këtë Vetëvendosje nuk ka qenë pengesë.Palët që nënshkruan marrëveshjen thanë se kanë biseduar me Ambasadën amerikane dhe me BE dhe të dyja palët kanë shprehur interes për dialogun.Ndarja e mandateve në parlamentin e KosovësPARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS dhe ALEATËT 37LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS 30LËVIZJA VETËVENDOSJE! 16ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS 11SRPSKA LISTA 9NISMA PËR KOSOVËN 6KOSOVA DEMOKRATIK TÜRK PARTISI 2KOALICIJA VAKAT 2PROGRESIVNA DEMOKRATSKA STRANKA 1PARTIA DEMOKRATIKE E ASHKANLIVE TË KOSOVËS 1NOVA DEMOKRATSKA STRANKA 1PARTIA LIBERALE EGJIPTIANE 1PARTIA E ASHKALINJEVE PER INTEGRIM 1KOALICIJA ZA GORA 1KOSOVAKI NEVI ROMANI PARTIA 1

Marreveshja 10 Shtator 2014 - LAN - VV