Bruksel, arrihet marrëveshja, edhe gjashtë pika të përbashkëta kufitare Kosovë-Serbi
Sot në Bruksel, është nënshkruar marrëveshja për ndërtimin e ndërtesave të përhershme të Menaxhimit Përbashkët të Kufirit, mes delegacioneve shtetërore të Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e e Bashkimit Europian.Zv/kryeministrja Edita Tahiri, kryenegociatore për implementim në dialogun e Brukselit me ketë rast, deklaroi se kjo marrëveshje për ndërtimin e ndërtesave të përhershme të IBM-it ka rëndësi të madhe, sepse me ketë proces rrumbullakohet zbatimi i plotë i Marrëveshjes së IBM-it dhe të Protokollit Teknik.Praktikisht të dyja shtetet do të bashkëpunojnë në fushën e Menaxhimit të Integruar të Kufirit sipas standardëve më të larta të BE-së, njofton kumtesa qeveritare.Kjo marrëveshje është negociuar ka një vit dhe arritja e saj shënon edhe një kontribut të të gjitha palëve për lehtësimin e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave, rritjen e kualitetit dhe sigurisë së kontrollit kufitarë, gjithashtu është në funksion të përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave për Kosovën.Me këtë marrëveshje parashihet ndërtimi i gjashtë pikave kufitare sipas konceptit të IBM-it me të gjithë infrastrukturën e nevojshme përcjellëse sipas standardeve më të larta të Bashkimit Evropian.Këto pika të përhershme kufitare të IBM-it do të ndërtohen me financimin e Komisionit Evropian përmes fondeve të Instrumentit të Para Aderimit (IPA) me një shumë prej mbi 21 milionë Euro.Komisioni Evropian në bazë të procedurave të brendshme parasheh që ndërtimi i këtyre pikave kufitare të IBM-it të filloj në fillim të vitit të ardhshëm.