Maqedoni, ndalohen dy dibranë me 80 mijë çorape grash

Policia kufitare e Maqedonisë ka ndaluar një tentativë për kontrabandë të mallrave në drejtim të Shqipërisë.Policia e zonës në perëndim të fshatin Taranesh të Dibrës, sipas agjensisë së lajmeve INA,  në afërsi të kufirit me Shqipërinë ka ndaluar dy shtetas me inicialet Z.B, 51 vjeç dhe L.B, 15 vjeç nga Dibra me një makinë dhe një kalë të ngarkuar me 43 thasë në të cilët ishin rreth 80 mijë çorape grash.Ata tentonin që mallin ta kalonin nga Maqedonia në Shqipëri, por ky tentim u zbulua dhe malli u konfiskua. Ndaj dy kontrabanduesve, policia theksoi se do të ngrejë kallëzime penale.