Kreu i Mitrovicës së Veriut kërcënohet se do vritet të premten
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Shtator 2014, 13:07
Një atentat është përgatitur t'i bëhet nesër, të premten, kryetarit të komunës së veriut të Mitrovicës, Goran Rakiçit dhe pas paralajmërimit, ai është marrë në mbrojtje nga Policia e Kosovës.KosovaPress ka bërë të ditur se atij i është caktuar një patrullë për ta mbrojtur gjatë 24-orëve dhe këtë fakt e ka konfirmuar edhe vetë.Po ashtu, edhe Shefi i Policisë së Kosovës për veriun, Zhelko Bojiç është shprehur se ka dijeni për atentatin e paralajmëruar ndaj kryekomunarit Rakiq.Oranews.tv