Kuvendi i Kosovës, seanca konstituive më 12 shtator
Kryesuesja e seancës konstituive të Kuvendit, Flora Brovina, pas takimit me përfaqësuesit e partive të pakicave dhe PDK-në ka thënë se në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, kanë vendosur që vazhdimi i seancës konstituive të mbahet me 12 shtator në ora 10:00.Ajo tha se do t’i dërgojë ftesa të gjitha partive për pjesëmarrje në këtë seancë.Ndërsa, përfaqësuesi i PDK-së në këtë takim, Enver Hoxhaj ka thënë se në seancën e 12 shtatorit, PDK do t’i formojë institucionet e vendit.Ai tha se ata që nuk kanë marr pjesë në këtë takim me Brovinën e kanë lënduar rënd Kushtetutën. Hoxhaj është shprehur se në fillim të javës së ardhshme do të vendosin se kush do të jetë kandidat për kryetar të kuvendit nga radhët të PDK-së.NenadRashiq nga minoritetet tha se ata u pajtuan që seanca të jetë me 12 shtator dhe do të marrin pjesë në të por nuk ka treguar se cilin kandidat do ta mbështesin, të PDK-së apo të bllokut, nëse do të kenë mundësi të propozojnë.Rashiq tha se ata janë në pozitë neotrale, pasi që partitë shqiptare duhet të gjejnë bashkëpunimin dhe pastaj ata t’i bashkohen.Marrë nga Kosova Press