Shpallet Republika e Iliridës, maqedonasit e konsiderojnë provokim VIDEO
Në një kohë kur flitet gjithnjë e më shumë për referendume dhe pavarësi në zona të ndryshme të botës, në Maqedoni është shpallur Republika e Iliridës. Ceremonia u zhvillua të enjten pranë përmendores së Skënderbeut në Shkup. Jo vetëm kaq, por kjo republikë ka tashmë dhe kryetarin e saj.Ky vendim vjen duke u bazuar në kërkesat e shqiptarëve dhe mosrealizimin e të drejtave të tyre për dekadata të tëra në Maqedoni.Halili kërkoi nga kryeministri Nikolla Gruevski që sipas shembullit të ish kryeministrit belg që dhe urdhër në vitin 1970 që Belgjika të federalizohet, edhe Gruevski t'i japë urdhër parlamentit që të fillojë procedurën për federalizmin e Maqedonisë.Referendumi për Autonominë Politiko- Territoriale të Shqiptarëve në Maqedoni apo e njohur si Republika e Iliridës u mbajt më 11 dhe 12 janar 1992 si kundërpërgjigje ndaj Referendumit për Maqedoninë së mëvetësuar, i cili u bojkotua atëkohë nga shqiptarët, për shkak të kushtetutës që ishte në disfavor dhe diskriminuese për shqiptarët.Oranews.tv