Policia konfiskon sasi të mëdha të parave në shtëpinë e Shefqet Krasniqit
Prishtinë - Në shtëpinë e Shefqet Krasniqit janë konfiskuar një shumë e madhe parash. Burime të "Gazeta Express" thanë se të gjitha paratë janë gjetur në shtëpinë e tij.Policia e Kosovës e ka përfunduar bastisjen tek shtëpia e Krasniqit dhe aktualisht, atje nuk kishte asnjë pjesëtar të forcave të rendit. Kjo mund të shihet edhe në këto foto.
Motivet e arrestimit të Krasniqit nga policia, kanë qenë nxitja e urrejtjes ndërfetare e ekstremizmi Islam.Ndryshe, para një muaji, janë arrestuar 40 persona të dyshuar se kanë marrë pjesë në luftimet në Siri dhe Irak përkrahë organizatave të shpallura terroriste, ISIS dhe Al-Nusra, duke kryer me këtë vepra penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë kombëtare të Republikës së Kosovës.Kosova, sipas "Express", është në prag të miratimit të një ligji i cili dënon deri në 15 vjet burgim pjesëmarrjen në luftëra të huaja, me ngjyrime terroriste.Ekstremizmi islamik me në krye organizatën terroriste “Shteti Islamik i Irakut dhe Levanit” është cilësuar si një rrezik global, prandaj vendet demokratike u kanë bërë thirrje të gjitha vendeve të botës që t’i bashkojnë forcave për ta parandaluar të keqën.Para një muaji, janë arrestuar dyzet persona të dyshuar se kanë marrë pjesë në luftimet në Siri dhe Irak përkrahë organizatave të shpallura terroriste, ISIL dhe Al-Nusra, duke kryer me këtë vepra penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë kombëtare të Republikës së Kosovës.