VLAN-Jahjagës: Ne jemi shumica, ne jemi zgjidhja e menjëhershme
Kosovë- Liderët e koalicionit VLAN, zhvilluan sot një takim me presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.Takimi me Presidenten erdhi pas dështimit të seancës së sotme të Kuvendit, për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit.Paraprakisht presidentja Jahjaga ka pasur takime edhe me përfaqësues të PDK-së, të komunitetit serb dhe të komuniteteve tjera pakicë.Pas takimit me Jahjagën, Isa Mustafa tha se kanë prezantuar ofertën e tyre për realizimin e projektit të Bllokut LDK-AAK-NISMA.I pyetur se a parashohin arritjen e ndonjë marrëveshje për një Qeveri gjithëpërfshirëse, Mustafa tha se “pikërisht marrëveshja e Bllokut parasheh formimin e një qeverie gjithëpërfshirëse”.“Ne e kemi një shumicë që ofron zgjidhje të menjëhershme. Po ashtu, kërkuam që të kufizohet koha e thirrjes së seancës, në mënyrë që deputetët të kërkojnë të drejtën e tyre”, ka thënë Mustafa.Ndërkaq, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se pasi që realizimi i pikës së 126 të Gjykatës Kushtetuese ka dështuar, presin që Bllokut t’i jepet mundësia që të vazhdojnë me realizimin e pikës 127.