Berisha në Bukuresht, mban fjalim në Kongresin e EPP-së

Kryeministri Berisha vijon vizitën e tij në Bukuresht ndërsa sot ai do të mbëjë një fjalim në Kongresin Statutor të Partisë Popullore Europiane (EPP).Në ditën e dytë të Kongresit do të trajtohet tema “Përgjigja është MË SHUME EUROPË?”, do të përditësohet Platforma Bazë e EPP-së si dhe do të zgjidhet Presidenti i ri i saj.Kryeministri do të marrë pjesë dhe në Samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive anëtare në EPP-së, i cili zhvillohet në kuadrin e Kongresit.Gjithashtu Kryeministri Berisha do të marrë pjesë në aktivitetet e organizuara nga ambasada shqiptare në Bukuresht, me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.Ai do të zhvillojë një takim me përfaqësues të familjeve të vjetra, anëtare të delegacionit të Komunitetit të Shqiptarëve të Rumanisë që morën pjesë në shpalljen e pavarësisë në Vlorë, si dhe të atyre që firmosën deklaratën e pavarësisë.Kreu i qeverisë do të jetë i pranishëm në ceremoninë e zbulimit të pllakës përkujtimore tek Kisha “Sf. Nicolae Dintr-o Zi”, kisha që ka qenë në shërbim të shqiptareve në vitet 1911-1945 dhe ku ka dhënë meshën në gjuhën shqipe Fan S. Noli.Gjatë këtyre takimeve, kryeministri Berisha do të shprehë mirënjohjen e thellë, për kontributin e rëndësishëm që komuniteti shqiptar në Rumani ka dhënë për pavarësinë e Shqipërisë dhe në lëvizjen kulturore shqiptare, duke u bërë një vatër e fuqishme e kësaj lëvizjeje dhe e shoqatave të shquara kulturore të atdhetarëve shqiptarë, për afirmimin e gjuhës, kulturës dhe identitetit të kombit shqiptar.Më herët kryeministri Berisha zhvilloi takime të veçanta me ish ministrin italian Franco Frattini, zëvendës kancelarin dhe ministrin e jashtëm të Austrisë Spindelegger dhe kryeministrin e Finlandës zotin Jyrki Katainen.