Topi: Do kthejmë fytyrën qytetare, Berisha ka degraduar

Nga qyteti i Korcës, kreu i Frymës së Re Demokratike dhe ish presidenti i vendit, Bamir Topi, ka akuzuar qeverinë se po injoron grevën e ish të përndjekurve politikë dhe po i lë ata të digjen të gjallë.Topi gjithashtu ka sulmuar edhe lidershipin e PD-së Berisha, ku deklaroi se PD erdhi në shoqërinë shqiptare duke marrë përsipër një detyrë të madhe, por sipas tij pjesë e saj u bene komunistë, të cilët me intriga penetruan në këtë parti.“Jo rastësisht ju bashkova një grupi intelektualësh me moral. Kemi parë parti në Shqipëri që në rrugën e tyre degjenerojnë. PD erdhi në shoqërinë shqiptare duke marrë përsipër një detyrë të madhe. Në këtë PD hynë komunistë, të cilët me intriga penetruan në këtë parti.Pas 22 vitesh, ka një motiv të fortë që na nevojitej për të sjellë këtë parti ndryshe. Ne do kthejmë fytyrën qytetare, Berisha ka degraduar” deklaroi Topi.Këto deklarata kreu i FRD i bëri gjatë takimit me përfaqësues të kësaj partie si dhe simpatizantë ku u zgjodhën edhe strukturat e reja të FRD-së për Korcën. Topi shoqërohej edhe nga deputeti Gazmend Oketa, i cili shprehu shqetësimin për rritjen e kriminalitetit në vend dhe në mënyrë të vecantë rritjen e dhunës ndaj grave.