Rama: Asnjë mësues jashtë profilit, nxënësit s'do mund të gënjejnë më

Sot 540 mijë nxënës të të gjitha moshave, pas një pauze prej 3 muajsh, i rikthehen bankave të shkollës. 32 mijë vogëlushë do të hyjnë sot në klasën e parë!Kryeministri Rama dhe Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla kanë zgjedhur gjimnazin "Ismail Qemali" për të përcjellë urimet për vitin e ri shkollor. Kjo shkollë është përzgjedhur për faktin se ka qenë më e dalluara në Maturën Shtetërore.Kryeministri në fjalën e tij veç të tjerave u ndal të reforma në arsim, duke u ndalur te mësuesit. Ai u shpreh se brenda një periudhe të shkurtër do të përshtaten profilet e mësuesit me orët e mësimit.“Sapo kemi filluar një pjesë të reformës për mësuesit, duke u përpjekur që të përputhim profilet e mësuesit me orët e mësimit, sepse ka shumë shkolla, ku mësuesit që kanë profil biologji japin gjeografi, mësuesit që kanë profil gjeografi japin muzikë, mësuesit që kanë profil kimi japin gjuhë, dhe për mos thënë pastaj që mësuesit që japin fiskulturë kanë profile të ndryshme, vetëm për fiskulturë nuk e kanë”, u shpreh Rama.Rama: Shkolla tashmë edhe si qëndra komunitare"Shkolla “Ismail Qemali” është përzgjedhur si shkolla pilot për tu transformuar në qendra komunitare, pra jo vetëm për të ardhur për të hyrë në klasë për të dëgjuar mësuesit dhe për të dhënë llogari për dijet, por edhe për të vazhduar aktivitetin social edhe përtej mësimit, duke e kthyer shkollën si mjedis jo vetëm për mësimin pro edhe për jetën e përbashkët sociale, artisikte kulturore, artistike dhe sportive. Besoj se e dini që do të rifuten në program edhe orët e edukimit fizik. Do të jenë 3 orë në javë që do t'ju ndihmojnë që të lëvizni më shumë duke përfituar edhe nga kënaqësia e vecantë që ka sporti kur bëhet bashkë me shoqërinë. Nga ana tjetër po përgatisim edhe një program për të nxitur idetë dhe nismat e vetë nxënësve të aktivitet në funksion të komunitetit."Rama: Teknologji e re në arsim, s'ka më gënjeshtra për nota dhe mungesaPo ashtu Rama u ndal edhe te teknologjia e re në arsim ku i bëri të ditur nxënësve se nuk do të ketë më gënjeshtra te prindërit.“Sapo kemi filluar një pjesë të reformës për mësuesit, duke u përpjekur që të përputhim profilet e mësuesit me orët e mësimit, sepse ka shumë shkolla, ku mësuesit që kanë profil biologji japin gjeografi, mësuesit që kanë profil gjeografi japin muzikë, mësuesit që kanë profil kimi japin gjuhë, dhe për mos thënë pastaj që mësuesit që japin fiskulturë kanë profile të ndryshme, vetëm për fiskulturë nuk e kanë”, u shpre Rama.Nikolla-nxënësve: Do të jemi pranë jush"Edhe unë kam qenë mësuese në këtë shkollë, ruaj mbresat nga ajo kohë. Nga shkolla “Ismail Qemali” u morën më shumë 10 duke marrë vendin e parë në Maturën Shtetërore. Nga kjo shkollë kanë dalë dhe vijojnë të dalin shumë talente, më vjen mire se nga kërkesat për të vazhduar shkollën e lartë shumë nga nxënësit janë fokusuar në shkencat e ekzakte dhe teknelogjinë e informacionit. Ne do të jemi pranë jush për të mësuar sukses. Ndaj e di që kur të mbarojë viti shkollor nga kjo maturë do të këtë arritjet më të mira duke vijuar me stafetën e ismailsave cilësorë të Tiranës dhe të githë Shqipërisë."lindita nikollaRama në FB: Për ne nis sfida, asnjë mësues jashtë profilit.

Ndërsa më tej Rama shkruan: Fund rrenimit te mesimdhenies me mesues biologjie qe japin matematike a mesues gjeografie qe japin kimi e muzike
Kamera e Ora News ishte në shkollën “1 Maji”, në kryeqytet, ku gazetarja Manjola Hasa përcolli emocionet e para të nxënësve të cilët fillojnë shkollën.Burimet zyrtare në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit thanë për Ora News, se të gjitha shkollat në kryeqytet do hapin dyer për nxënësit. Rikonstruksionet kanë përfunduar në disa shkolla ku infrastruktura ishte e amortizuar.Edhe këtë vit në gjimnazet më të mëdha si: Ismail Qemali, Sami Frashëri, Petro Nini Luarasi do të bëhet mësimi me turne, për shkak të numrit të madh të nxënësve dhe kapaciteteve jo të mjaftueshme që ka shkolla.