Gjykata e Apelit "arrest shtëpie" për Fullanin, Golemin e lë në burg
Ish-Guvernatori, Ardian Fullani, lë qelinë e burgut. Trupa gjyqësore e Gjykatës së Apelit e kryesuar nag Alaudin Malaj, ka ndyshuar sot masën e sigurisë ndaj Fullanit, nga arrest me burg në arrest shtëpie.Avokati i Fullanit, Maks Haxhia, në një prononcim për mediat tha se edhe pse vendimi i gjykatës ishte pozitiv për klientin e tij nuk ishte në pritshëmritë e kërkesave që kishin parashtruar. Ai paralajmëroi se do ta çojnë vendimin në rekurs."Vendimi i sotëm ishte një vendim që pavarësisht se ishte në favor të kërkimeve tona, nuk ishte në stadin e atyre kërkimeve, pasi ne kërkuam të mos kishte fare masë arresti dhe as masë sigurimi personal. Megjithatë gjykata vendosi prishjen e vendimit të datës 5 shtator, duke vendosur masën e "arrest shtëpie" si masë sigurimi personal. Do bëjmë dhe rekurs".Haxhia sqaroi dhe deklaratën e bërë në lidhje me Këshillin Mbikqyrës të Bankës, ku deklaroi se nuk ka folur asnjëherë për përgjegjësi penale të anëtarëve.“Nuk kam thënë përgjegjësia penale është e Këshillit Mbikqyrës. Këshilli nuk ka përgjegjësi penale por kam thënë që Ardian Fullani nëse do të klasifikohet për ndonjë përgjegjësi administrative apo penale nuk mund të ndahet nga përgjegjesia e Këshillit. Është organ kolegjial dhe ashtu si funksionon për një anëtar funksionon dhe për anëtarët e tjerë. Nuk kam folur asnjëherë për përgjegjësi penale të Këshillit”.Në përfundim të deklaratës së tij, avokati i ish-Guverantorit tha se asnjë nga deponimet e anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës në Prokurori nuk përbënte ndonjë provë në rëndëim të Fullanit.Në fjalën e tij, gjatë seancës Fullani ka deklaruar se:”Jam udhëhequr gjithmonë nga ligji dhe ndershmëria si guvernator i BSH. Ngjarja në Thesarin e Shtetit është e shkëputur nga mënyra si ka funksionuar Banka e Shqipërisë”.Në seancën e sotme Gjykata e Apelit ka vendosur të lerë në fuqi vendimin e Shkalles së Pare duke lene ne arrest me burg inspektoren e Përgjithshme te BSH-se, Elivar Golemi. Po ashtu ka lënë ne "arrest shtepie" Ilir DedjanMe pranga në duar dhe i rrethuar nga forcat e policisë Ardian Fullani ka mbërritur në oren 12:00 në Gjykatën e Apelit.Fillimisht, rreth orës 11:00 në Gjykatën e Apelit mbërritën inspektorja Elivar Golemi dhe inventarizuesi Ilir Dedja.Ora 18:20 Ish-Guvernatori, Ardian Fullani, lë qelinë në burgun 302. Ai është shoqëruar me një furgon policie për në banesën e tij në zonën e ish-Bllokut. Banesa e Fullanit do të ruhet nga forca të policisë.Ora 16:50 Gjykata e Apelit ndryshon masën e sigurisë ndaj Gentjan Jahjës, nga 'arrest me burg' e lë në 'arrest shtëpie'. Gentjan Jahja ishte kryetar i një prej Komisioneve të Inventarizimit në Bankën e Shqipërisë.Ora 14:10 Gjykata e Apelit nuk e ndryshon masën e sigurisë së Gjykatës së Tiranës ndaj Fatbardha Gurthit duke e lënë atë në arrest shtëpie.Ora 13:45 Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për Bahri Allushin nga arrest në burg në arrest shtëpieOra 13:30 Arrest me burg Elivar GolemitNdërkohë Gjykata e Apelit lë të pandryshuar masën e sigurisë arrest në burg ndaj ish- kryeinspektores të BSH, Elivar GolemiOra 13:00 Elivar Golemi: Kundërshtoj arrestimin“Është hera e parë që më jepet mundësia të flas. Unë kundërshtoj arrestimin sepse çdo veprim është bërë në mungesën time.Kam dorëzuar të gjithë punën e bërë nga inspektori, nuk e kuptoj akuzën që unë mund të prish provat.Nga vitit 2008-2010 nuk ka patur auditim në BSH, unë kam marrë detyrën në 2011.”Ora 12:50 Prokuroria: Çëshja e Elivar Golemit nuk duhet të shqyrtohej sotNdërsa për kryeinspektoren Elivar Golemi prokuroria ka deklaruar se nuk janë respektuar afatet e ankimimit.“Nuk janë respektuar afatet e ankimimit. Gjykata e Shkallës së Parë e ka nisur dosjen e ish- Kryeinspektores Elivar Golemit para se të bëhej ankimimi. Çështja ndaj ish- Kryeinspektores Elivar Golemi nuk duhet të shqyrtohej sot nga Gjykata e Apelit”Ora 12:15 Gjykata lë në “arrest shtëpie” Ilir DedjenProkurori Nezir Gjoka kundërshton vendimin e Gjykatës së Tiranës duke kërkuar kështu arrest në burg për Ilir Dedjan. Por Gjykata e Apelit mban të pandryshueshme masën e sigurisë ndaj Ilir Dedjas duke e lënë në arrest shtëpie.Fullani do të gjykohet nga Alaudin MalajAnkimimi i ish-guvernatorit Ardian Fullani në gjykatën e Apelit nuk do të shqyrtohet nga treshja e gjyqtarëve e kryesuar nga Gjin Gjoni.Gjykata e Apelit rihodhi në short caktimin e treshes së gjyqtareve për këtë çështje, dhe u caktua se Alaudin Malaj, kryetari i trupit Gjykatës së Apelit, do të kryesojë treshen e gjyqtarëve. Dy gjyqtarët e tjerë do të jenë Agim Bendo dhe Shkëlqim Miri .Po sot në orën 11:15 është edhe seanca në Gjykatën e Apelit ndaj Inspektores së BSH, Elivar Golemi, si dhe do të vlerësohen ankimimet për invetarizuesit e arrestuar po për këtë çështje.[caption id="attachment_378096" align="alignright" width="640"]
Në foto: Ardian Fullani duke dalë nga Gjykata e Apelit[/caption](Video: Ardian Fullani duke u shoqëruar për në Gjykatën e Apelit)[caption id="attachment_378053" align="alignright" width="640"]
Në foto: Ardian Fullani duke u shoqëruar për në Gjykatën e Apelit[/caption][caption id="attachment_377810" align="alignright" width="640"]
Në foto: Ardian Fullani duke u shoqëruar për në Gjykatën e Apelit[/caption][caption id="attachment_377775" align="alignright" width="640"]
Në foto: Ardian Fullani duke u shoqëruar për në Gjykatën e Apelit[/caption]
(Në foto: Një nga të pandehurit duke u shoqëruar për në Gjykatë)
(Në foto: Një nga të pandehurit duke u shoqëruar për në Gjykatë)Seancat në ApelNë orën 11:00, do të vlerësohet masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’ ndaj Ilir DedjasNë orën 11:15, do të vlerësohet masa e sigurisë ‘arrest në burg’ ndaj Elivar GolemitNë orën 11:30, do të vlerësohet masa e sigurisë ‘arres në burg’ ndaj Bahri AllushitNë orën 11:45, do të vlerësohet masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’ ndaj Fatbardha GurthitNë orën 12:15, do të vlerësohet masën e sigurisë ‘arrest në burg’ ndaj Gentian JahjasNë orën 12:00 do të vlerësohet masën e sigurisë ‘arrest në burg’ ndaj Ardian Fullanit
(Në foto: Emrat e 6 të pandehurve që do dalin para Gjykatës së Apelit)