Sarandë, ligji shqiptar, i shurdhër ndaj agjensive, në kurriz të turizmit

Sarandë - Vijon ende të jetë i pazgjidhur problemi i agjensive turistike në Sarandë. Edhe pse jemi pothuajse në muajt e fundit të vitit 2014 nga porti dhe kapiteneria e Sarandës punohet ende me ligjin e vitit 2008 ku turistët duhet të vijnë dhe të ikin brenda ditës dhe me të njetën anije me të cilën edhe kanë ardhur.Kjo ka sjellë anomali të dukshme në vijueshmërinë e punës së agjensive turistike që si të tilla të ndodhura përpara kësaj moszgjidhjeje dhe shurdhërie nga organet kompetente detyrojnë agjensitë të kërkojnë rrugë të reja për të realizuar bashkëpunimin me agjensitë e Korfuzit. Nëse agjensitë turistike të Sarandës turistët do t’i sillnin në Sarandë me rrugë detare Korfuz - Sarandë dhe anasjelltas, tashmë kanë zgjedhur rrugën tokësore për t’iu përgjigjur turizmit dhe për të kryer edhe punën e tyre për të cilën edhe janë të licnesuar.Pilo Gllava, administrator i agjensisë detare “Pirro 77”, tepër i shqetësuar për moszgjidhjen e problemit, ndërsa kritikon ashpër ministrinë e transportit që nuk jep zgjidhje problemit e ka quajtur atë shurdhëri që bie në kurriz të turizmit, biznesit, komunitetit dhe vetë qytetit të Sarandës.Administratori i agjensisë detare “Pirro 77”, Pilo Gllava tha: “Përsëri nesër kemi një grup turistik që duhet të ikë nga Saranda të shkojë në Korfuz dhe nga Korfuzi të kthehet në Sarandë përsëri. Janë të akomoduar në Sarandë dhe duan të shkojnë të shohin Korfuzin dhe të kthehen përsëri në Sarandë. Por porti i Sarandës dhe kapiteneria e Sarandës dhe kryesisht drejtuesit e saj Ismail Duka dhe Sotir Davella janë pengesë me pretendimin që ligji shqiptar kështu e ka. Realisht Porti dhe kapiteneria kanë një farë të drejte sepse kjo varet nga Ministria e Transportit. Për këtë problem tepër shqetësues i jemi drejtuar edhe Ministrisë së Transportit dhe edhe sot e kësaj dite ende nuk është dhënë një zgjidhje."Prej kohësh itenerari i turistëve që vijnë nga Korfuzi dhe ikin po në Korfuz kjo e ndodhur Brenda ditës është Korfuz – Igumenicë me target. Igumenicë – Sarandë me autobus të vëna në dispozicion të tyre nga agjensitë turistike. Dhe kthimi ndodhe me të njejtën mënyrë Sarandë- Igumenicë me autobuz dhe nga Igumenica me target për në Korfuz.Gllava sqaron për "Ora News":Konkretisht dje çfarë ka ndodhur?Një grup turistësh ishin për të ikur në Korfuz dhe një grup tjetër për të ardhur nga Korfuzi.Por turistët nuk erdhën në Sarandë. Nuk i mori Saranda këto euro , rreth 1000 euro i mori Greqia, pasi këto u dhanë në portin e Igumenicës.Zoti Pilo përballë këtyre vështirësive çfarë keni bërë juve?Kemi bërë ankesë në tërë institucionet me përjashtim të ministrisë së Turizmit që nuk kemi mundur që të kontaktojmë. Unë si Pilo kam dërguar dhe email deputetit të Sarandës, Koço Kokëdhima, nuk më ka kthyer përgjigje. Kam kontaktuar me Drejtorin e Përgjithshëm të Detit z. Gazmir Tahiri dhe më ka kthyer përgjigje negative. Dhe kjo është një shurdhëri që është në kurriz të turizmit, biznesit, komunitetit të Sarandës, qytetit të Sarandës.[caption id="attachment_377481" align="alignleft" width="691"]pilo gllava Administratori Pilo Gllava[/caption]ar.sh/Oranews.tv