Ruçi: Të shkarkohet Fullani. Për Guvernator të huaj duhet ndryshuar ligji

Fier-Deputeti i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Gramoz Ruçi komenti situatën e Bankës së Shqipërisë nga Frakulla, teksa tha se politika duhet te qëndroj larg kësaj çështje dhe zbardhjen e saj ja faturoi drejtësise.Për Ruçin procedura për emërimin e guvernatorit të ri të Bankës së Shqipërisë duhet të respektojë normat ligjore dhe kushtetutën.Deputeti Ruçi nuk është kundër idesë së një guvernatori të huaj me kushtin që të bëhet nënshtetas shqiptar, ndërsa nuk përjashtoi edhe përzgjedhjen e guvernatorit nga rradhët e financierëve vendas.“Parlamenti do të bëjë vlerësimin përkatës duke votuar për shkarkimin nga detyra të Guvernatorit dhe Inspektorit të Përgjithshëm. E rëndësishme është që sistemi bankar praktikisht është stabël, dhe mazhoranca do të ndjekë me vëmendje në zbatimin të kushtetutës dhe ligjit për bankën, jo për ta kapur bankën, por për të plotësuar vendet vakante të Guvernatorit, të anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës, me qëllim që ngjarje të tilla mos të përsëriten më”, u shpreh Ruçi.Këto deklarata Ruçi i bëri në nje aktivitet ku mori pjesë në dhënien e titujve qytetar nderi për disa personalitete të Komunes  Frakull.