Nano: Shqipërisë i shërben më mirë kontrolli vertikal
Ish-kryeministri i vendit Fatos Nano ka shfrytëzuar marrjen e titullit “Honouris Causa” nga UET për të shpallur pikpamjet e tij politico-ekonomike, që përflitet që shumë shpejt do ti paraqesë në një plan konkret. Idea për kontrollin vertikal dhe kritika për pushtetin në duart e 1 njeriu kanë qenë baza e fjalimit të tij pas marjes së cmimit.“Të gjithë duhet të kontribuojmë për zhvillimin e aspiratave për integrim. Është ekonomia ajo që vendos për treguesit e integrimit. Problemet vazhdojnë të jenë aty, nuk po zgjidhen.Problemet vazhdojnë nga prona dhe deri te drejtësia. Shqipërisë i shërben më mirë kontrolli vertikal.Politika të rritet e të stabilizohet si një profesion që do kualifikime. Ndaj me ju shqetësimin se pse iniciativa të suksesshme shuhen”, tha Nano.Nano u nderua me titullin “Honouris Causa” me motivacionin për kontributin e madh dhe angazhimin në politikë, hapjen e ekonomisë, aktivizimin në botën universitare, kontributin reformator në politikë dhe mbështetjen ndaj universiteteve private. Ku titull është dhenë në një ceremoni të organizuar me drejtues, profesore dhe studente te këtij universiteti në Hotel Sheraton.