Krujë, vëllai vret të vëllanë pas sherrit për tapinë e lokalit

Vëllai vret të vëllanë në fshatin Bushnesh në Krujës.45 vjeçari Petrit Marku i ka marrë jetën vëllait për një konflikt pronësie që zgjaste ndër vite.Të ardhur nga zonat e thella të Pukës, vëllezërit ishin vendosur në Bushnesh të Krujës, ku së bashku kishin blerë tokën ku kishin ndërtuar shtëpitë. Konflikti mes vëllezërve Pal dhe Petrit Marku ka ardhur pas ndërtimit të një lokali nga 45-vjeçari.Petrit Marku prej vitesh emigrant jashtë vendit, paratë e grumbulluara i kishte investuar në ngritjen e një biznesi familjar, por kjo gjë ka krijuar pakënaqësi te viktima, i cili kërkonte të përfshihej.Sot sherri përfundoi me vrasje. Krimi ndodhi mëngjesin e sotëm në afërsi të një servisi, shumë pranë lokalit në pronësi të vëllait vrasës.Pal Marku ka ndërruar jetë menjëherë, për shkak të plagëve të marra, ndërsa autori është vetëdorëzuar në polici, ku ka shpjeguar dinamikën e krimit.Cështja e pronësisë është kthyer së fundmi në shkakun më të shpeshtë për vrasje në Shqipëri, për shkak të konflikteve që nuk arrijnë të zgjidhen.