Intervista – Aldo Bumçi: Kuvendi i PD-së – Bojkoti i opozitës – 11 Shtator 2014
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Shtator 2014, 21:38
Në kulmin e përpjekjeve të saj opozitare për t’u dëgjuar, Partia Demokratike i ka kthyer “shpinën” Kuvendit dhe po përgatitet të hyjë në Kuvendin e saj Kombëtar. Për këto zhvillime, deputeti i PD-së, Aldo Bumçi, është gjendur para shumë pikëpyetjeve që i janë vënë para nga gazetarja Jonida Shehu në “Ora News”, të cilave ai iu përgjigj me qetësi. A po mbahet Kuvendi i PD-së, në shkelje të Statusit apo s’ka asgjë të fshehur? A e ka braktisur PD-ja, detyrën e saj si opozitë? A është duke krijuar struktura paralele me Kuvendin?