Shqipëri – Kinë, nga vëllazëria e komunizmit tek ekonomia e tregut

Tiranë - Shqipëri Kinë nuk është një lidhje e re! Rreth 65 vjet më pare, dy vendet shkuan aq larg sa u vetkonsideruan vellezër dhe shqiptarët e llogaritën veten si pjesë e njëmiliardëshit të vendit aziatik.Bashkëpunimi ishte i vrullshëm, ndërsa Shqipëria ishte përfituese e shumë investimeve, që përfshinë ndërtimin e HEC-ve mbi Drin, Kombinatin Metalurgjik në Elbasan dhe deri, vendosjen e antenave të komunikacionit në Dajt.Ideologjia për ndërtimin e komunizmit që bashkoi në atë kohë politikën, ishte po e njëjta arsye që na ndau.Pas harresës disavjeçare, një kapitull i ri marrëdhëniesh mes dy vendeve u hap me idenë e ish-kryeministrit Sali Berisha për mësimin e gjuhës kineze, ndërsa kryeministri Edi Rama duket se po e çon një hap përpara, duke u rikthyer pas në sektorët e bashkëpunimit historik: Energji, bujqësi dhe infrastrukturë.Oranews.tv