Bashkurti: Kosova, kompromis ose të sakrifikojë 10 mln € për demokraci
Tiranë - A ia vlen që Kosova të shpenzojë sërish edhe 5 milionë euro të tjera për zgjedhjet e parakohshme, në rast se forcat politike nuk do të bien në kompromis? Po, sepse “demokracia është më e shtrenjtë se 10 milionë euro.” I këtij mendimi ka qenë Prof.Lisien Bashkurti nga Akademia Diplomatike Shqiptare, gjatë një interviste me gazetarin Edvin Peçi, dhënë sot në studion e “Ora News”."Zgjidhja më e mirë, më e preferueshme, - tha Bashkurti duke komentuar zhvillimet politike në Kosovë, - do të ishte një kompromis i madh politik për të krijuar institucione të qëndrueshme për qeverisjen e Kosovës", por duke analizuar edhe opsionin tjetër, zgjedhjet e parakohsshme me kosto shtesë në buxhetin e këtij shteti, profesori tha se "demokracia është më e shtrenjtë se 10 milionë euro. Krijimi i institucioneve të qëndrueshme ka koston më të lartë, qeverisja e mirë është shumë më e çmuar dhe në fund të fundit, përballë kostos financiare të zgjedhjeve, kostos së mungesës së institucioneve të qëndrueshme, më mirë të bësh sakrificën e parë sesa ta lesh vendin në një krizë ciklike, në një kohë që Kosova ka nevojë për shtet ligjor, "- theksoi ai.Një pjesë nga intervista me Prof. Lisien Bashkurtin:Peçi: Z.Bashkurti, në Kosovë sapo është marrë vendimi për shtyrjen në javën e ardhshme, të seancës konstituese të Kuvendit të Kosovës, e cila ishte parashikuar për ditën e nesërme, 12 shtator. Çfarë nënkupton një shtyrje e seancës konstituese? A mund ta vendosë vendin para një krize, megjithëse ka një marrëveshje midis një blloku partish? Bashkurti: Nuk ka asnëj dyshim se Kosova vijon të jetë në krizë politike. Ka afro katër muaj që kanë përfunduar zgjedhjet; është angazhuar në zgjidhjen e krizës e gjithë struktura politike postzgjedhore; ka dhënë opinionin e vet edhe Gjykata Kushtetuese për formulën e zgjidhjes së krizës institucionale, megjithatë sërish mund të thuhet se vendi përballet me vakumin e institucionalizimit, të funksionalizimit dhe ndërtimit të institucioneve.Tani jemi përballë një situate shumë “ambige”. Sipas opinionit të Gjykatës Kushtetuese, sot duhej të ishte konstituar institucioni i Kryetarit dhe i Kryesisë së Parlamentit, në përputhje me interpretimin 1,2,6 të Gjykatës Kushtetuese. Bazuar në nenin 90/1 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, grupi që fiton shumicën e votave në elektorat ka të drejtën të propozojë Kryetarin e Parlamentit, mirëpo kjo nuk u realizua në seancën e sotme.Nga PDK-ja kemi dëgjuar që "ne nuk do të heqim dorë nga e drejta jonë për të propozuar Kryetarin e Parlamentit dhe sa herë që ai do të mund të refuzohet nga mazhoranca fizike në Parlament, ne sërish çështjen do ta shpiem në interpretimin e Gjykatës Kushtetuese."Kjo do të thotë që mund të krijohet një rreth i mbyllur, ciklik krizash, që kriza do të prodhohet në Parlament, do shkojë sërish në Gjykatën Kushtetuese, do të kemi sërish të njejtin interpretim për të ardhur prapë në Parlament.Aspekti tjetër është grupi i partive, që kanë konstituar një marrëveshje politike, të firmosur ditën e djeshme, e cila garanton në fakt një shumicë të mjaftueshme për të krijuar një qeveri, relativisht të qendrueshme politike. Mirëpo, procedura parlamentare ka radhën e vet; duhet të konstituohet njëhërë Parlamenti, Kryesia e Parlamentit, Kryetari i Parlamentit, gjë që është bllokuar nga partia, që ka shumicën dhe nga opionioni i Gjykatës Kushtetuese.Sot, shtyrja ka ardhur edhe për një arsye tjetër: Në koalicionin që ka firmosur marrëveshjen politike, bën pjesë edhe Vetëvendosja; njëkohësisht është shprehur e gatshme edhe Lista Serbe të jetë pjesë e Qeverisë së ardhshme. Mirëpo këto janë dy alternativa jashtëzakonisht të skajshme në disa qasje themelore, fondamentale, që kanë të bëjnë me çështjen e pakicave serbe në Kosovë, me zhvillimet në veriun e Mitrovicës dhe me dialogun ndërmjet Serbisë e Kosovës për normalizimin e marrëdhënieve, por edhe për një sërë çështjesh të tjera që kanë të bëjnë me pavarësinë e Kosovës, njohjen ndërkombëtare të saj për procesin e integrimit.Do të duhet kohë, mendoj unë, që Lista Serbe dhe Vetëvendosja të mund të ulen në të njëjtën qeveri ose mund të ndodhë opsioni, që z.Kurti e ka paralajmëruar, që ne do të mbështesim mazhorancën qeverisëse me një program, i cili do të mund të përafrojë parimet e saj, ndërsa për formatin e Qeverisë dhe marrjen e përgjegjësive në të, do ngelet për të biseduar më vonë. Me sa duket, problem themelor është qasja midis Vetëvendosjes dhe Listës Serbe, programit që do të ketë Qeveria e tyre, pikat e konvergimit dhe të kompromisit dhe vetë përbërja e Qeverisë.Profesor, çfarë mund të sjellë një gjë e tillë? Çfarë parashikohet të ndodhë në seancën e 18 shtatorit?Opsionet janë të kufizuara tashmë, koha po kalon, po shkon “time out”, po del jashtë të gjitha binarëve normal të krijimit të institucioneve. Alternative është: Ose kompromis politik midis aktorëve politikë, duke përfshirë edhe ato që janë më të skajshëm, sië është Vetëvendosja dhe Lista Serbe ose vendi do të përballohet me nevojën e zgjedhjeve të parakohshme. Por askush nuk do të mund të parashikojë në këtë situatë që jemi që edhe zgjedhjet e parakohshme nuk do të japin pak a shumë të njejtin konstelacion forcash dhe vendi mund të hyjë në një rreth tjetër krize të tejzgjatur. Zgjidhja më e mirë, më e preferueshme do të ishte një kompromis i madh politik për të krijuar institucione të qëndrueshme për qeverisjen e Kosovës.Pra, një qeveri me të gjitha forcat politike të përfshira?Ndoshta dhe PDK-në, që është përjashtuar në fakt nga pjesa tjetër e partive.Opsioni për të krijuar një ‘groskoalicionesh”, në një koalicion ndërmjet PDK-së dhe LDK-së ka kohë që flitet opinionalisht, por nuk kam parë asnjë konkret formal dhe asnjë iniciativë direkte ndërmjet dy faktorëve kryesorë për bashkëqeverisje. Do të ishte pastaj një koalicion i madh dhe dalja e faktorit tjetër në opozitë. Tani për tani ne flasim për një PDK që ka marrë mazhorancën elektorale, një formacion politik postzgjedhor që po shkon drejt formalizimit të një marrëveshjeje politike. Ose do të realizohet kjo formulë, që kemi aktualisht, ose do të ngelet alternativa e shpërndarjes së Parlamentit , zgjedhjet e parakohshme. Roli i PDK-së në këtë situatë, që duket sikur është jashtë loje, të paktën politikisht…PDK-ja ka dy instrumenta: E para, ka votën e shumicës, dhënë nga qytetarët, si subjekti që është votuar më shumë; ka legjitimitetin e votës së shumicës së qytetarëve; e dyta, ka mbështetjen e opinionit të Gjykatës Kushtetuese, që në pikën 1,2,6 dhe klauzën 1,2,7 ka përcaktuar si kushtetuese që PDK-ja ka inisiativën për të krijuar Kryesinë dhe Kryetarin e Parlamentit. Pastaj, formula për krijimin e mazhorancës qeverisëse , përbërjen e Qeverisë, Kryeministrit, varet nga konstelacioni i forcave, nga raporti i forcave, nga ajo që quhet numri i votave që do të krijohet në Parlament. Por, as këtë s’e krijon dot, PDK-ja…Në qoftë se nuk e krijon dot këtë PDK-ja dhe në qoftë se edhe grupi tjetër nuk arrin dot kompromisin, duke përfshirë Listën Serbe dhe Vetëvendosjen, atëhërë ngelet alternativa e fundit që është shpërndarja e Parlamentit dhe zgjedhjet e parakohshme.Pra, 10 milionë euro, që i kushtojnë buxhetit të Kosovës...Megjithatë, demokracia është më e shtrenjtë se 10 milionë euro. Krijimi i institucioneve të qëndrueshme ka koston më të lartë, qeverisja e mirë është shumë më e çmuar dhe në fund të fundit, përballë kostos financiare të zgjedhjeve, kostos së mungesës së institucioneve të qëndrueshme, më mirë të bësh sakrificën e parë sesa ta lesh vendin në një krizë ciklike, në një kohë që Kosova ka nevojë për shtet ligjor, ka nevojë ëpr mirëqeverisje, ka nevojë për ngritjen e ekonomisë, ka nevojë të zgjidhë problemet sociale, ka nevojë për luftën kundër korrupsionit galopant dhe keqqeverisjes së vendit dhe ka sfida të mëdha që kanë të bëjnë me normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, me plotësimin e “Euromedit”për liberalizimin e vizave dhe për evoluimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Ka shumë sfida të mëdha Kosova, edhe brenda vetes së saj e akoma më të mëdha, sfidat e saj ndërkombëtare. Prandaj kriza politike është më e shtrenjtë se çdo lloj kostoje tjetër.Oranews.tv