Vlorë, nis bllokimi i makinave me xhama të zinj dhe pa targa

Vlorë – Policia e Vlorës po bllokon makinat me xhama të zinj dhe pa targa. Operacioni i Policisë ka nisur mbrëmjen e së enjtes dhe do të jetë në vazhdimësi.Komisariati i Policisë së Vlorës ka bërë të ditur se për të rritur sigurinë publike, në qytet ka filluar zbatimi i një plani të posaçëm për bllokimin e të gjitha automjeteve që lëvizin në qytet pa targa, me xhama të errët si dhe me mangësi në dokumentacion.Në këtë këndvështrim, Policia i bën thirrje qytetarëve që posedojnë makina pa targa ose janë në pritje të targimit, të mos i lëvizin mjetet nëse nuk janë pajisur me targa provizore. Në rast të kundërt, ndaj tyre do të aplikokohen sanksionet e parashikuara nga ligji.ar.sh/Oranews.tv