FOTO – Restaurohet shtëpia muze e Aleksandër Moisiut në Durrës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Shtator 2014, 20:02
Durrës – Shtëpia e Aleksandër Moisiut në Durrës, njëherësh muze i aktorit të madh dhe Muze Etnografik, po restaurohet, pasi ajo është një nga monumentet e kulturës më të vizituar në këtë qytet.Ministria e Kulturës bën të ditur se shtëpia e Aleksandër Moisiut, ku ai kaloi një pjesë të jetës, është monument i kategorisë së parë, ndaj edhe po i nënshtrohet disa punimeve mirëmbajtëse. Banesa është ndërtuar në shek. XIX nga familje tregëtare.Në vitin 1973, shtëpia e aktorit të mirënjohur u shpall monument kulture i kategorisë së parë. Këto ndërhyrje ishin të nevojshme pasi, gjatë kalimit të kohës ndërtesa ka pësuar amortizime. Të gjitha punimet po kryen nga një firmë restauruese e liçensuar nga Këshilli Kombëtar i Restaurimeve.


Oranews.tv