VIDEOLAJM/ Tifozët e Tiranës qëllojnë policinë me pjesët e stolave dhe gurë

Pamjet që vijnë nga stadium i Shkodrës “Loro Boriçi” vetëm pak minuta pas përfundimit të ndeshjes Vllaznia-Tirana flasin më shumë se fjalët.Pas përfundimit të ndeshjes policia u mundua të ndante tifozerinë, duke bërë që fillimisht të dilnin nga stadiumi tifozët shkodranë ndërsa tifozët e Tiranës duke i mbajtur brenda në stadium. Por nuk ka qenë e lehtë.Tifozët e Tiranës të hipur në muret e stadiumit qëllonin me gurë deri dhe me pjesët plastike të stolave në drejtim të tifozëve shkodranë dhe të policisë e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të cilët ishin të veshur me skafandra.Ka pasur dhe tifozë shkodranë të cilët i përgjigjeshin me gurë. Ndërsa policia si “trajnere” përpiqej të qetësonte situatën. Pamjet që sjell korrespondenti i Ora News Bepin Kolvataj tregojnë dhe moment kur ndonjë tifoz i Tiranës del nga stadiumi dhe një grup tifozësh shkodranë gati sa nuk e rrahin por i ndalon policia.Madje një tifoz detyrohet të zhveshë bluzën e Tiranës për të mos u dalluar. Ndërsa brenda stadiumit pamja që të ofronte ishte vetëm shkatërrim dhe tifozë të Tiranës të nxehur që përdorin një fjalor banal.Shumë të rinj mbajnë në kokë pjesët plastike të stolave për të parandaluar ndonjë plagë në kokë me gurët që fluturonin në ajër. Ndërsa një tifoz i plagosur është ulur në fushë.Jashtë stadiumit shumë makinave u janë thyer xhamat. Sipas një bilanci paraprak flitet për 5 policë të plagosur, 3 fëmijë 10-12 vjeç të lënduar nga gurët dhe një tifoz të plagosur me thikë.