Dhunë në stadiumin e Shkodrës, plagosen 4 policë, një tifoz goditet me thikë, të lënduar dhe fëmijë
Shkodër-Stadiumi “Loro Boriçi” ku pasditen e 11 shtatorit 2014 u luajt ndeshja mes Vllaznisë dhe Tiranës është shndërruar në një arenë përleshjesh mes dy tifozërive, duke degjeneruar deri në gjuajtjen me gurë e mjete të forta madje një tifoz është plagosur me thikë.Situata e tensionuar ka vijuar si brenda ashtu dhe jashtë stadiumit. Gazetari ynë Bepin Kolvataj i cili pas ndeshjes shkoi në spitalin e Shkodrës raporton edhe për 4 policë të plagosur, 3 fëmijë 10-12 vjeçarë të lënduar me gurë, një tifoz shkodran të plagosur me thikë.Mes të plagosurve është edhe Presidenti i Klubit të Tiranës, Refik Halili , i cili në një moment po ndërhynte për të qetësuar tifozerinë e Tiranës e cila nisi të godiste me gurë,kur Vllaznia shënoi golin e parë.Dhuna ka vijuar si brenda ku tifozët thyen edhe stolat por edhe jashtë ku janë thyer xhamat e makinave.TV ORA News përmes grupit të xhirimit atje sjell pamje të dhunës por dhe dëmeve të shkaktuara.Ndërkohë në stadium që në fillim të ndeshjes kanë qenë forcat speciale.Ora 20:30 Shoqërohen në polici masiv tifozësh të TiranësPolicia ka shoqëruar në grup tifozët e Tiranës të cilët janë kapur nga filmimet, ndërsa grupe të tjerë tifozësh futen në autobuse për tu nisur në drejtim të kryeqytetit. Ndërkohë për të stabilizuar situatën kanë ndërhyrë edhe FNSH nga Tirana.Ora 20:15 Reagon administratori i klubit Vllaznia, Neritan Kalamishi“Dënoj thirrjen prej rrugaçësh të tifozëve Tiranas. Nga radhët e tifozëve tanë, 1 në gjendje të rëndë. Jemi të indinjuar nga kjo sjellje vagabonde të Tiranasve, sjellje vagabonde, vetëm tifozë futbolli nuk janë. Me Kemi njoftuar Drejtorinë e Policisë dhe spitalin për të marrë masa për shërbimin dhe normalizimin e situatës.”Ora 19: 20 Nikolla: Turp për të gjithë ne, masa urgjenteNë njoftimin zyrtar të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, minisrja Nikolla e quan një trup të madh atë që ndodhi në “Loro Boriçi”. Sipas Nikollës duhen marrë masa urgjentë duke mos neglizuar asnjë përgjegjësi. “Dhuna nuk ka asgjë të përbashkët me sportin”, shkruan Nikolla.Ora 20:10 Raportimi i gazetarit Bepin Kolvataj, sërish përplasje mes policisë dhe tifozëveNë momentin kur tifozët e Tiranës po përgatiteshin për tu nisur me autobusë drejt Tiranës, ka pasur një tension të situatës, ku tifozët nuk kanë pranuar që të filmoheshin nga kamerat e mediave.Ndërkohë gazetari Kolvataj na raporton se njëri prej të plagosurve është në rrezik për jetën, pasi ka marrë plagë në organet jetësore. Ndërsa efektivet e policisë të plagosur janë nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.Ora 20:05 Tifozat shoqërohen nga policia për tek autobusatPas rreth dy orësh ngujim në stadium, tifozat e Tiranës më ne fund janë nisur drejt kryeqytetit të shoqëruar nga forcat e policisë.
Ora 20:00 Njoftimi i PolicisëSituata tashme në stadiumin e Shkodrës është normalizuar. Në sajë të ndërhyrjes së forcave të policisë u bë i mundur parandalimi i përshkallezimit të situatës duke e normalizuar atë, megjithëse pati policë të lënduar. Policia ka marrë masa për identifikimin e venien para përgjegjesisë ligjore të autoreve të akteve te dhunës. Po ashtu do të ndërmerren masa ligjore dhe ndaj organizatoreve të aktivitetit. Për garantimin e sigurisë së tifozeve të Tiranës janë marrë masa për shoqërimin e tyre me forca të FNSH, Tiranë.Ora 19:45 Dalin publikohen 4 emrat e policëve të plagosurNga incidenti në stadiumin e Shkodrës mbetën të plagosur efektivët Pjetër Bungaja, Agim Lohja, Tahir Lekndreu, Gjergj Dodani.Ora 18:00 Thyhen xhamat e makinave pas ndeshjes, plagoset një tifozNdeshja përfundoi me rezultatin 1-1. Pas përfundimit të ndeshjes, tifozët kanë mësyre në fushën e blertë, duke shkaktuar një kaos. Një prej tifozëve ka mbetur i plagosur me thikë. Tifozët e Tiranës kanë thyer xhamat e makinave në rrugë, ndërsa tifozat e Vllaznisë janë marrë në mbrojtje nga policia.Ora 17:00 Ndërpritet ndeshja, plagoset donatori i TiranësNë fillim të pjesës së dytë ndeshja është ndërprerë, pas tifozët e Tiranës qëllojnë me gurë në drejtim të Tribunës VIP.Për të qetësuar situatën ka ndërhyrë Presidenti i Klubit të Tiranës Refik Halili, por ai është plagosur me gurë në kokë. Siç shihet edhe në pamje donatori i Tiranës pas plagosjes është fashosur nga plagët e marra.Ora 16:00, Ndeshja Vllaznia-Tirana nis me tensionNdeshja, e cila nisi në orën 16:00, ka filluar e tensionuar mes tifozërisë së dy skuadrave. Kanë qenë tifozët e Tiranës që pas rezultatit 1-0 në favor të Shkodrës të përkeqësojnë situatëm duke degjeneruar deri në gjuajtjen me gurë.Fillimisht tifozët e Tiranës kanë qëlluar me gurë në drejtim të tifozëve Shkodranë. Kjo situatë është marrë nën kontroll nga forcat e policisë dhe ato të FNSH.Mes dy tifozërive ka pasur acarime dhe provokime.Dhuna në stadiumin e Shkodrës, plagoset me thikë tifozi shkodranDhuna në stadiumin e Shkodrës, tifozat thyejnë stolat
(Në foto: Forcat e policisë të pranishme në stadium, Shikoni më shumë foto)(Video: Raportimi i parë nga gazetari Bepin Kolvataj në lidhje telefonike)(Video: Momenti kur Presidenti i ekipit të Tiranës Refik Tahili hyn në fushë për të qetësuar tifozat)