Dhunohet fizikisht nipi i kreut të PD në Lazarat, mjeku: Plagët nga rrëzimi me motor
Gjirokastër-Me plagë të shumta në fytyrë dhe trup, nipi i kryetarit të Partisë Demokratike të Lazarit, Bernard Pollo, ka menduar se mund të ishte një alibi e mirë të denonconte se është dhunuar nga disa persona.Këtë deklaratë, 26-vjecari, Rozert Çelo, ua ka dhënë mediave.“Më sulmoi një makinë nga pas motorit, më goditi dhe rashë në shesh. Në Lazarat, poshtë tek depoja. Nga motori kanë ardhur dy persona me kokore, me rroba të zeza, nuk i njihja më kanë qëlluar me boks dhe shkelma. Më kanë marrë portofolin, kisha goxha lekë, mi kanë marrë dhe kanë ikur”deklaroi ai.
(Në foto Robert Çelo në spitalin e Gjirokastrës)Por mjeku që e ka kuruar në spitalin e Gjirokatrës ka konfirmuar se goditjet që ka marrë Çelo nuk janë pasojë e keqtrajtimit fizik, por pasojë e rrëzimit nga motori me të cilin udhëtonte, madje në gjendje të dehur.Pas deklaratës së mjekut, 26-vjeçari i ka thënë policisë se nuk mbante mend çfarë i kishte ndodhur pasi kishte qenë i dehur.