Bumçi: PD s'ka struktura paralele, në Kuvend po shkon natyrshëm
Tiranë – Në kulmin e përpjekjeve të saj opozitare për t’u dëgjuar, Partia Demokratike i ka kthyer “shpinën” Kuvendit dhe po përgatitet të hyjë në Kuvendin e saj Kombëtar.Për këto zhvillime, deputeti i PD-së, Aldo Bumçi, është gjendur para shumë pikëpyetjeve që i janë vënë para nga gazetarja Jonida Shehu në “Ora News”, të cilave ai iu përgjigj me qetësi. A po mbahet Kuvendi i PD-së, në shkelje të Statusit apo s’ka asgjë të fshehur? A e ka braktisur PD-ja, detyrën e saj si opozitë? A është duke krijuar struktura paralele me Kuvendin?Aldo Bumçi thotë se jo: PD-ja e ka thirrur Kuvendin në vijimësi të natyrshme të procesit të zgjedhjeve brenda saj; PD-ja po e vazhdon jetën e saj parlamentare; PD-ja nuk po krijon struktura paralele. Ja sesi u përgjigj, deputeti demokrat.Është folur shumë ditët e fundit për një shkelje të statusit kombëtar të PD-së për thirrjen e Kuvendit. Sipas statusit, ai duhej lajmëruar një muaj para...Në radhë të parë, ne jemi në një proces zgjedhor që ka vazhdimësi. Qëkur fillon procesi i zgjedhjeve në seksionin më të vogël të PD-së dhe vijon pastaj me grupseksione, me degët, vijon pa ndërprerje Kuvendi për zgjedhjen e Këshillit. Këshilli për të zgjedhur organet e tjera.Por kjo nuk është e parashikuar në statut.Jo, zgjedhjet kanë vazhdimësi dhe nuk ka ndërpreje në një process zgjedhor. Nëse ka ndërpreje, duhet të ketë njoftim për çfarë arsyeje zgjedhjet ndërpriten. Por një proces zgjedhor, që përfundoi, nëse nuk jam gabim, javën e parë të gushtit, përfunduan degët e fundit që kishin mbetur ende në proces zgjedhjesh. Vera më pas është një periudhë që duhet të kesh një pushim, nuk është e lehtë të mbledhësh njerëzit në periudhën e verës, në gusht. Në shtator filluam përsëri me përgatitjet. Doli udhëzimi i Kryetarit për kuorumin. Ka një rritje të ndjeshme, mendoj, që është e duhur, nga një Kuvend që përbëhej nga më pak se 2 mijë anëtarë, sot kemi një Kuvend që është rreth 8 mijë anëtarë. Pra, të gjithë të zgjedhurit që janë kryetarë seksionesh, sekretarë, kryetarë grupseksionesh.Me pak fjalë, ju nuk e konsideroni një shkelje statuti atë klauzolën e thirrjes së një muaji përpara.Absolutisht jo! kemi një vazhdimësi të zgjedhjeve në Partinë Demokratike.Çfarë pritet të ndodhë në 27-28 shtator në PD? I gjithë Kuvendi, çfarë pritet të sjellë diçka të re?E reja është: Zgjedhjet e një forumi shumë të rëndësishëm që është Këshilli Kombëtar i PD-së.Do të ketë kritere për ata që do të zgjidhen në Këshillin Kombëtar të PD-së dhe ndryshimet që do të bëhen në statut?Është ngritur një grup pune që po punon për përmirësimin e Statusit, ndryshimet që do të vijnë në Statut dhe çështje të tjera, që do të ba bëhen të njohura në ditët në vijim. Ereja është se kemi një Kuvend të rritur në numër,pra, si asnjëhërë tjetër anëtarët e PD-së janë të përfaqësuar në këtë Kuvend me rreth tetë mijë anëtarë. Pra, zëri i tyre është më i pranishëm, ka më shumë demokraci; i jemi afruar më shumë “një anëtar, një votë” në krahasim me 1200-1300, që ka qënë Kuvendi i fundit. Një zgjedhje e tillë sigurisht që është më e shëndetshme, më e matur, vjen nga një kuorum më i madh dhe mendoj se do të sjellë një produkt shumë më të mirë.E gjithë PD-ja është e angazhuar në këtë proces?Strukturat përkatëse të organizimit, që do të zbatojnë Udhëzimin, do të sjellin emrat e delegatëve, kryetarëve të seksioneve, të cilat janë tashmë, por po ngrihet e gjithë infrastruktura për mbarëvajtjen e Kuvendit.Ndërkohë, paralelisht ju jeni jashtë parlamentit, jeni në një bojkot dhe keni paralajmëruar ngritjen e strukturave paralele. Si po funksionojnë?Nuk ka struktura paralele. Diçka e tillë është absurde.Ju do ta bëni opozitën jashtë parlamentit, por do t’i ndiqni të gjitha punimet e parlamentit.Struktura paralele nuk ka. Kuvendi i Shqipërisë është një. Ne jemi të zgjedhur në Kuvendin e Shqipërisë. Por, për arsye të ditura, për shkak të kufizimit dhe të mohimit të së drejtës së opozitës për të shprehur, për të bërë kontrollin e Qeverisë, transparencën, për të përçuar zërin e qytetarëve në Kuvend, pra qëndrimi ynë është tashmë i ditur, ne kemi marrë këtë vendim për bojkot të Kuvendit. Nuk e dëshirojmë.Këtë e dimë, po e kam fjalën për mënyrën si do të ndiqni punimet.Nuk ka struktura paralele. Çdo anëtar i Kuvendit është pjesëmarrës në një komision.Nuk do të marrë pjesë në komision, por…Projektligjet që vijnë në parlament, ka një kalendar pune,projektligjet e ndryshme shqyrtohen nga deputetë të PD-së, sipas komisioneve dhe ne do të dalim me qendrimin tonë politik në lidhje me nismat e Qeverisë.Do t’i shqyrtoni projektligjet në një , le të themi, komision ekonomie apo shëndetësie, jo ai që i zhvillon punimet, por vetëm me të PD-së?Komision janë anëtarët e tij, anëtarët e shumicës dhe të opozitës. Opozita bojkoton Kuvendin, por nuk do të thotë se ndërpreu jetën opozitare, politike. Nismat e Qeverisë, që vijnë, do të kundërshtohen, do të shqyrtohen; ne do mbajmë qëndrimet tona; do të ftojmë grupet e interesit. Qeveria rëndom nuk e ka bërë një gjë të tillë. Pra, ne si opozitë vijojmë të kryejmë detyrën tonë, që është kontrolli i Qeverisë, transparenca për nismat, të dëgjojmë qytetarët e të përcjellim shqetësimet e tyre.Është normale, jeni të kënaqur me këtë proces, me këtë model pune?Jo, absolutisht, nuk jemi të kënaqur, ne dëshironim të shkonim në Kuvend.Pse nuk shkoni në Kuvend?Sepse ne nuk mund të kthehemi në një fasadë. Nuk do të ishte mirë për ju, për asnjë qytetar. Nëse opozitës i mbyllet goja, radhën e ka media mbrapa, radhën e kanë qyetarët.Intervista e plotë e Aldo Bumçit në Ora NewsOranews.tv