Krasniqi: Shteti në duart e një “babai” e “nëne” me kokë të huaj

Kosovë- Jakup Krasniqi, ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës, është i dëshpëruar me realitetin aktual politik në vend.Në një postimi në Facebook, Krasniqi “vajton” se si Kosova ka mbetur pa burrat e kombit, ndërsa shprehet se shteti ka mbetur në duart e një “babe” e “nëne” me kokë të huaj.Ja postimi i plotë i Jakup Krasiqit në fb:“Thonë, kur më 17 janar 1468 vdiq Skënderbeu, Lek Dukagjini kishte pas thënë: “O malet e Shqipërisë, përfaluni me lirinë! Dhe me shekuj shqiptarët u përfalen me Lirinë. Kosova sot ka mbetur pa burrat e kombit që lufta i mori!? E shteti ka mbetur në duart e një ‘babe’ e ‘nëne’ me kokë të huaj. E malet e fushat e saj nuk ka kush t’i votoj që t’u thotë: “O malet e Fushat e Kosovës, përfaluni për një kohë me Demokracinë!”